Lajme

Gratë deputete dënojnë gjuhën e deputetit Abazi ndaj Mimoza Kusarit

Autori: Gazeta inFokus 19:25 | 16 February 2023

Grupi i Grave Deputete ka reaguar ndaj cilësimeve ofenduese të deputetit Haki Abazi ndaj deputetes Mimoza Kusari-Lila.

Në reagim mes tjerash thuhet se “ne si grup i deputeteve e kemi ngritur disa herë temën e gjuhës ndaj grave në politikë. E dënojmë këtë gjuhë jo sepse na mposht ne, por nuk duam t’i demotivojmë vajzat e reja që duan të merren me politikë”.

“Grupi i Grave Deputete reagon ndaj cilësimeve ofenduese të deputetit Haki Abazi ndaj deputetes Mimoza Kusari. Ne si grup i Deputeteve e kemi ngritur disa herë temën e gjuhës ndaj grave në politikë. Kemi realizuar edhe një projekt që flet për gjuhën online. Ndërkohë që e kritikojmë gjuhën e qytetarëve, si deputete ballafaqohemi edhe me fyerje seksiste prej kolegëve tanë deputetë”.

-Advertisement-

“E dënojmë këtë gjuhë jo sepse na mposht ne, por nuk duam t’i demotivojmë vajzat e reja që duan të merren me politikë. Dhe gjuha e tillë e ka këtë efekt. Andaj përsërisim edhe një herë se gjuha jo parlamentare është e papranueshme për çdo hapësirë të Kuvendit, e madje çdo hapësirë publike”, thuhet në reagimin e Grupit të Grave Deputete.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, në një konferencë shtypi sot ka thënë që pavarësisht se është larguar nga disa komisione nuk do të japë votë kundër Qeverisë Kurti.

Ai ka thënë se “Çadra e Gadafit” duke iu referuar Mimoza Kusarit “ka shkatërruar parti, ka përçarë deputetë, e ka votuar marrëveshje të dëmshme për interesin e Kosovës që dikur kanë qenë kauza të LVV-së”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera