Sport

Gramoz Vokrri: Një ëndërr e bërë realitet

Autori: Gazeta inFokus 18:18 | 10 September 2018

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sonte ndeshjen e parë ndërkombëtare në stadiumin, ”Fadil Vokrri”.

Pas rinovimit, stadiumi në fjalë mori licensimin final nga UEFA muajin e kaluar.

Dhe sonte, ”Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes, Kosovë – Ishujt Faroe.

-Advertisement-

Me stadiumin që mbanë emrin e babait të tij, Gramoz Vokrri natyrisht se ndihet mjaft krenar për këtë.

Tani, pak orë para ndeshjes së shumë pritur, Gramozi ka shkruar në rrjetet sociale, ku thotë se kjo është një ”ëndërr e bërë realitet”.

”Një ëndërr e bërë realitet.#DardanDheKrenar”, shkruan Gramozi në llogarinë e tij në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera