Lajme

Gorani: Në veri humbi Qeveria, normalizimi i situatës duhet të bëhet në Bruksel

Autori: Gazeta inFokus 21:35 | 29 December 2022

Gazetari dhe analisti, Dukagjin Gorani, ka thënë se nga ajo që ka ndodhur në veri në dy-tri javët e fundit, ka humbur Qeveria Kurti, e jo Kosova.

Gorani ka deklaruar se bashkësia ndërkombëtare i ka dhënë leksion Qeverisë.

“Çka u ba qëto dy-tri javët e fundit është njëfarë tregimi shumë i thjeshtë. Bashkësia ndërkombëtare i ka jep leksion Qeverisë së Kosovës. Këtu s’ka humbë Kosova kurgjë, se neve s’na ka ndodhë kurgjë. Këtu ka humbë Qeveria”, tha Gorani.

-Advertisement-

Sipas Goranit, me zhvillimet në veri, Qeveria e ka kthyer procesin e dialogut në një fazë,

“E ka humbë njëfarë mirëkuptimi, komunikimi, bashkëpunimi me bashkësinë ndërkombëtare, e ka humbë ehde mundësinë e fundit me e pas një komunikim sado formal me popullatën në veri, e meqenëse ka me u marr me dialog, ajo e ka kthy procesin e dialogut në një fazë ose në një nivel ku tash edhe normalizimi i situatës në veri, duhet me u ba në Bruksel”, deklaroi Gorani./t7/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera