Rozë

Gold Ag komenton sulmin ndaj Valon Sylës: Kur të kruhet, të shkruhet

Autori: Gazeta inFokus 15:21 | 24 December 2020

Këngëtari komenton deklaratën e gazetarit.

Sulmin ndaj gazetarit Valon Syla për shkak të deklaratave të tij për diasporën u komentuan pothuajse nga të gjithë.

Kishte prej atyre të cilët i dhanë përkrahje dhe e dënuan dhunën e shprehur ndaj gazetarit por kishte edhe prej atyre që ishin në krah të personit i cili kreu sulmin.

-Advertisement-

Nga fytyrat publike ka reaguar edhe këngëtari Gold AG, me një postim në rrjete sociale pasi Valon Syla i përmendi emrin në një nga debatet ku ishte i ftuar.

Goldi e publikoi videon në “Instagram“, ku dëgjohet Valon Syla duke thënë se këngëtari është njëri nga ata që i konvenon të mbështes diasporën pasi nuk dëshiron t’i humbas mbrëmjet muzikore në “Rinora4“.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera