Gjykata Themelore në Prizren dënon ish-rektorin, Ramë Vataj
Autori: Gazeta inFokus
14:32 | 10 Dhjetor 2021
Gjykata Themelore në Prizren, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm, ka shpallur aktgjykimin dënues, ndaj R.V., ish-rektor në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”.
Sipas Gjykatës, ish-rektori dënohet për veprën penale “cenimi i të drejtave të punësimit dhe papunësisë”.
R.V, është dënuar me gjobë me shumën prej 1 mijë e 500 euro, shkruan Gazet Infokus.
“I akuzuari nga data 30 shtator 2017, e deri në tetor të vitit 2018, në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, duke vepruar në cilësi të Rektorit të Universitetit, ia mohon apo kufizon personave tjerë të drejtën në punësim në kushte të njëjta, ashtu siç që është përcaktuar me ligj, në atë mënyrë që vendimin e Sektorit të Inspekcionit të Arsimit në Prizren të datës 14.09.2017, pasi që i njëjti vendim me datën 30.09.2017 behët i plotfuqishëm, i pandehuri si udhëheqës kryesor i institucionit nuk e zbaton, e përmes të cilit urdhërohej Universiteti që: “të rishqyrtoj konkursin e datës 01.08.2016 me nr. të protokollit 01-236 për lëndët si në vendim; të themeloj komision recensues me kompetencë profesionale dhe kredibile në fushat specifike të publikuara në konkurs, të garantoj respektimin e akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi, të trajtoj barabartë të gjithë pjesëmarrësit në konkurs si dhe Universiteti të përzgjedh komision recensues të veçantë për çdo fushë.”, vendim i cili në mënyrë të plotë nuk është zbatuar nga i pandehuri R.V., , me çka të dëmtuarit V.M., ia ka mohuar apo kufizuar të drejtën në punësim në kushte të njëjta me personat tjerë pjesëmarrës në konkurs.
Me këtë ka kryer veprën penale Cenimi i të drejtave të punësimit dhe papunësisë, nga neni 219, par. 1 dhe 2 të KP-së nr. 06/L-074.
Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarin e GJYKON: Dënim me GJOBË në shumën prej 1.500 (njëmijepesëqind) euro”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
“I dëmtuarit V.M., për realizimin e kërkesës pasurore juridike, është udhëzuar në kontest të rregullt civilo-juridik. Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar”, përfundon njoftimi.
Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit. /Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Thellohet rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt| Gjykata e Pejës thotë se sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...































