Lajme

Gjuriq: Gjithsej 38 serbë të prekur me Covid-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 09:01 | 10 April 2020

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq tha se në 24 orët e fundit, dy persona në zonat e banuara me serbë në Kosovë janë infektuar me Covid-19.

Deri më tani janë raportuar 38 pacientë, njëri prej të cilëve vdiq, tha Gjuriq mbrëmë në Instagram.

Ai deklaroi mes tjerash se masa e karantinës nga ora 12.00 deri në 6.00 të mëngjesit në Mitrovicën e Veriut dhe Zveçan është mënyra e vetme për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

-Advertisement-

Gjuriq i u bëri thirrje qytetarëve që t’u përmbahen këtyre masave sepse, siç tha ai, secili prej nesh është “vija e parë në luftën kundër së keqes që na ka zbritur”, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera