Lajme

Gjini: Vendimi për ndalje të pagave i paprecedent

Autori: Gazeta inFokus 19:53 | 31 August 2022

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës i ka lënë pa paga mësimdhënësit dhe shërbyesit civilë nëpër komuna. Ai i ka kërkuar Qeverisë që ta rishikojë urgjentisht këtë vendim, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Sipas tij, kjo qasje paraqet precedent shumë të rrezikshëm për demokracinë tonë dhe funksionimin e shtetit, derisa vendimin për ndalje të pagave e ka quajtur të paprecedent.

“Mosprocedimi i pagave për grevistët është gabim shumë i madh. E ftoj qeverinë që urgjentisht ta rishikojë këtë vendim. Kjo qasje paraqet precedent shumë të rrezikshëm për demokracinë tonë dhe funksionimin e shtetit, në shumë rrafshe. Pavarësisht se a konsideroni se kanë të drejtë apo jo grevistët, vendimi për ndalje të pagave është i paprecedent. Kujtojeni grevën e minatorëve!!”, ka shkruar Gjini.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera