Lajme

Gjini pas vendimit të Kushtetueses: Kosova në zgjedhje, fajtori i vetëm Albin Kurti

Autori: Gazeta inFokus 16:22 | 23 September 2026

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini ka thënë se Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se afatet për konstituimin e Kuvendit janë shkelur, që të cilën sipas Gjinit e kishte thënë edhe kjo parti.

Ai ka thënë se kjo zvarritje është bërë qëllimshëm nga LVV-së për ta dërguar vendin në zgjedhje dhe sipas kryetarit të Aleancës në zgjedhje do të shkohet për fajin e Kurtit.

“Gjykata Kushtetuese konstatoi se afatet për konstituimin e Kuvendit janë konsumuar. Aleanca e ka përsëritur një gjë të tillë tash e sa kohë. E kemi dëshmuar qartë dhe me kohë se që prej 7 qershorit e deri më sot, partia që i ka fituar zgjedhjet e kaluara e ka zvarritur kohën vetëm për ta çuar vendin në zgjedhje prapë. Edhe këtë Aleanca e ka spikatur panumër herë. Tash Kosova shkon në zgjedhje, qartazi me një fajtor të vetëm: Albin Kurti”, ka shkruar Gjini.

-Advertisement-

 

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy