Gjilani nis manifestimin “Flaka e Janarit” – nderohen të rënët për liri
Autori: Gazeta inFokus 14:45 | 11 January 2023
Me homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe te lapidarët në qytet, Komuna e Gjilanit ka hapur zyrtarisht manifestimin kulturor mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2023”, që është i 32-ti me radhë, që organizohet në nderimin e të rënëve për liri.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, pasi bëri homazhe me bashkëpunëtorët dhe udhëheqësit e institucioneve tjera, ka deklaruar se gjatë janarit kjo komunë nderon të rënët për liri përmes vlerave kulturore të këtij manifestimi.
“Po e fillojmë sot manifestimin mbarëkombëtar ‘Flaka e janarit”. Është data 11 janar kur tradicionalisht bëjmë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve. Bashkë me nënkryetaren, drejtorët komunal, deputetë ministra, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e veçanërisht familjarë të dëshmorëve, sot kemi nderuar të rënët për liri”, ka thënë kryetari Hyseni.
Ai shtoi se shpreson dhe uron që ky vit do të shkojë mbarë e mirë dhe do të përmbushin agjendën e paraparë për edicionin e 32-të të këtij manifestimi kulturor mbarëkombëtar.
I pranishëm në homazhe ishte edhe Ahmet Isufi, ish komandant i ZOK-ut, i cili ka thënë se sot me nder dhe krenari kujton rënien e Rexhep Malës e Nuhi Berishës, nismëtarëve të parë të luftës për liri.
“Konsiderojmë se deri atëherë ka qenë një lëvizje e cila ka vazhduar me ngritjen e vetëdijes kombëtare, por Rexha dhe Nuhiu janë të parët që shkrepin armët në Kosovë për të dhënë sinjalin e rreshtimit pastaj edhe në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Me emrin e atyre, të gjithë ushtarët e Zonës Operative të Karadakut janë krenuar dhe kanë vazhduar luftën deri në liri. Në shenjë të përkujtimit të tyre, ne duhet të punojmë më shumë për t’i arritur idealet që i kanë synuar Rexha dhe Nuhiu”, ka thënë Isufi.
Përndryshe, agjenda vazhdon me vizita familjeve të heronjve Rexhep Mala, Nuhi Berisha dhe Kadri Zeka, për të vazhduar në vizitë të Kazermës së Forcave të Sigurisë së Kosovës, si dhe vizitë në fshatin Bresalc “te Mejtepi” dhe në fshatin Përlepnicë, ku do të shfaqen video dhe ekspozitë fotografike dokumentuese si dhe një program artistik në kujtim të Flakës ndër vite, për të vazhduar me aktivitetet tjera kulturore të “Flakës ..” përgjatë ditës së sotme.
Të tjera
-
Kurti: Për 2 javë, 313 serbë i konvertuan patentë shoferët në të Kosovës, kanë kohë 3 muaj
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se për dy javë 313 qytetarë serbë i k...
-
Ngjarjet e datës 22 maj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë, ora 09:00) Kom...
-
Osmani takon disa ambasadorë evropianë, iu flet për nevojën e heqjes së masave ndaj Kosovës
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorë të disa sht...
-
IPK-ja suspendon tre zyrtarë policorë
Inspektorati Policor i Kosovës bazuar në autorizimet ligjore, për dy raste të...
-
Ky është punëtori që vd iq pasi ra nga kulmi ku po punonte në Novobërdë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mëngjes, ku një punëtor i një kompanie ...
-
Haradinaj: Njëfarë vakti Kurti ka pasur nevojë për Mustafën si peshku për oksigjen
Daut Haradinaj, ish-deputet i AAK-së, tha se një kohë kryeministri Kurti ka p...
-
Kurti u shtron darkë partnerëve të koalicionit qeverisës dhe përfaqësuesve në Kuvend të komuniteteve joshumicë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga kryetarja ...
-
Kryeziu i reagon BE-së: Paraqitje mashtruese e asaj që Asociacioni ishte menduar të ishte
“Statusi i të gjitha strukturave dhe shërbimeve të mbështetura nga Serbia ësh...
-
E rëndë në Drenas: I riu e rrah të dashurën në motel, ajo ikë dhe del në rrugë – goditet nga një veturë
Një rast i pazakontë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në afërsi të një moteli në...
-
Qeveria: Asociacioni nuk është ombrellë për legalizimin e strukturave paralele
Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, nëpërmjet rrjetit social “X...
-
Haradinaj: Zgjedhje ka kur do Kurti
Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, në emisioni...
-
Berisha, Escobarit: Ata që kërkojnë opozitë të emëruar, s’i shërbejnë demokracisë por “putinizmit”
Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Ber...