Gjermania s’tregon nëse u hoq dorë nga njohja reciproke përmes propozimit franko-gjerman
Autori: Gazeta inFokus 19:00 | 10 January 2023
Gjermania s’tregon nëse u hoq dorë nga njohja reciproke përmes propozimit franko-gjerman
Bashkimi Evropian, me përkrahjen e Gjermanisë dhe Francës gjithashtu dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë duke provuar që të arrijnë një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë gjatë pjesës së parë të vitit 2023. Të paktën këto janë pritjet e Miroslav Lajcak si emisar.
Kjo marrëveshje po synohet të arrihet përmes të ashtuquajturit plan franko-gjerman e i cili bazohet në modelin e dy Gjermanive. Megjithatë ende s’është kristalizuar çështja e njohjes reciproke, nëse do të jetë ose jo pjesë e marrëveshjes.
Për këtë çështje kanë folur për Gazetën Express nga Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë duke thënë se kanë vendosur që të mos komentojnë në përpjekjet e drejtuara nga BE-ja derisa bisedimet janë duke vazhduar.
“Derisa bisedimet janë duke vazhduar, ne momentalisht nuk komentojmë në përpjekjet për dialog të drejtuara nga BE-ja”, kanë thënë nga Ambasada Gjermane në Prishtinë për Express.
Derisa potencojnë se e mbështesin plotësisht punën e emisarit të BE-së, sllovakut Miroslav Lajcak.
“Ne vazhdojmë që ta mbështesim plotësisht Përfaqësuesin Speciale të BE-së, Mirosva Lajcak”, kanë thënë nga Ambasada Gjermane në Prishtinë në pyetjen e Express nëse është braktisur njohja reciproke si synim i planit franko-gjerman apo nëse propozimi do të jetë një bazë për të arritur tek njohja-reciproke në një fazë të mëvonshme.
Se arritja e njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë nuk është e mundur për momentin e ka thënë edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier.
Kështu ka treguar gazetari britanik, Tim Judah pas bisedës që ka pasur me diplomatin amerikan në Prishtinë.
“Hovenier më tha se përderisa qëllimi përfundimtar ishte njohja reciproke e Kosovës dhe Serbisë, ‘e cila për fat të keq tani nuk është e mundur, sfidat e sotme ende mund të tejkalohen. Nëse e shihni këtë marrëveshje, si një hap të përkohshëm drejt kësaj… ka mundësi reale”, ka thënë Judah.
Se është e nevojshme një marrëveshje finale me njohje-reciproke e ka thënë edhe kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media më 6 janar. Kurti ka thënë se është e nevojshme që BE dhe SHBA t’i bëjnë presion Serbisë për arritjen e një marrëveshje me njohje-reciproke siç e ka thënë presidenti amerikan, Joe Biden në letrën e tij.
Për të rinisur dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë në Prishtinë dhe Beograd do të zhvillojnë vizita zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet. Ndërkohë gjatë janarit në Prishtinë pritet që të vijnë edhe top-këshilltarët e Olaf Scholz dhe Emmanuel Macron.
Të tjera
-
Senati e konfirmon të nominuarin e Presidentit Trump John Ratcliffe në krye të CIA
John Ratcliffe është konfirmuar si drejtori i ri i Agjencisë Qendrore të Inte...
-
Lumiri Abdixhiku “thumboj” Vjosa Osmanin për tubimin në Prishtinë, mirëpo pamjet nga “Gjergj Fishta” e tregojnë të vërtetën
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka bërë një kra...
-
Hamza premton: Nëse pagat për 50%, e pensionet për 70% s’i rris brenda vitit të parë, jap dorëheqje
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Ulpiana e Memli Krasniqit radhitet përkrah PDK–së: Jemi bashkë për një Kosovë ma të mirë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, zhvilloi një takim...
-
Hamza: 150 milionë euro të destinuara për rrugën drejt Pejës kanë humbur dhe nuk janë shfrytëzuar
Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, gjatë intervistës në emision...
-
Dumoshi falënderon Prishtinën: Kjo është mbështetja madhështore e qytetit të vjetër
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi, ka publikuar fotog...
-
Dervishaj: Edhe Drenasi mundet 77 herë “Ma mirë”
Kandidati për deputet me numër 77 nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovë...
-
Bedri Hamza: Sa herë kam qenë në pozitë i kam rritur pagat, i rris prapë për 50%
Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, i ftuar në emisionin "Pressi...
-
Rrezarta Krasniqi: 350 mijë euro u shpenzuan për lluks dhe “tallava” në “Davos”, ndërkohë Kosova nuk siguroi asnjë njohje të re
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pas...
-
Hamza për ndërtimin e termocentralit me gaz amerikan: Kemi hupur shumë kohë si Kosovë
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Hamza tregon se cili është çelësi i gjithë përkrahjes që po ia bëjnë qytetarët
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Pamje të rënda: Veterani i UÇK-së pëson aksident derisa ishte LIVE në facebook
Veterani i njohur i UÇK-së, Muhamed Kuka, ka pësuar aksident trafiku. Kuka i...