Gjermania ndihmon Kosovën me 6.5 milionë euro për krijimin e vendeve të punës në bujqësi
Autori: Gazeta inFokus
13:41 | 16 August 2018
Ministri i Financave, Bedri Hamza, dhe ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, kanë nënshkruar marrëveshjen për grant “Shërbime financiare për krijimin e vendeve të punës në sektorin e bujqësisë – Fondi për Garantimin e Kredive III” në vlerë 6.5 milionë euro.
Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se kjo ndihmë nga qeveria gjermane është falas, pa mundësi kthimi, dhe ai e cilëson si një nga ndihmat më të çmueshme që shteti i gjerman i dha Kosovës.
“Për mua është kënaqësi dhe nder i veçantë që sot në kapacitetet e Ministrisë së Financave në Qeverinë e Republikës së Kosovës, e nënshkruajmë marrëveshjen e tetë me Qeverinë e Republikës së Gjermanisë, marrëveshje e cila është në vazhdën e marrëveshjeve të deritanishme. Është grant, janë kontribut financiar pa kthim”.
“Falënderoj qeverinë gjermane, ambasadorin Held, mbi të gjitha taksapaguesit gjermanë që me taksat e tyre fuqishëm po kontribuojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës”, tha Hamza.
Sipas Hamzës, Gjermania është një prej donatorëve më të mëdhenj në Kosovë, e cila ka kontribuar në zhvillimin ekonomik të Kosovës me mbi 500 milionë euro.
“Gjermania është një prej donatorëve më të mëdhenj në Kosovë. Deri më tani ka kontribuar me taksat e tyre në zhvillimin ekonomik të Kosovës mbi 500 milionë euro, për çka unë si ministër i Financave, institucionet e Republikës së Kosovës, jemi shumë mirënjohës”.
Hamza bëri të ditur se marrëveshja e nënshkruar sot kap vlerën prej 6.5 milionë eurove.
“Marrëveshja e sotit kap vlerën prej 6.5 milionë euro. Jemi përcaktuar për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe jemi të sigurt se një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm e ofron sektori privat”.
“Ky fond është themeluar me përkrahjen e donatorëve. Kontribuesi më i madh është qeveria gjermane, qëllimi është të fokusohen grupet, sidomos njerëzit e rinj, gjinia femërore, që kanë plane të qëndrueshme të biznesit, kanë mundësi të realizojnë kredi në kushte më të volitshme”.
Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, falënderoi Ministrinë e Financave për mirëbesimin që kanë dhe tha se kjo ndihmesë është që Kosova të jetë sa më afër integrimeve euroatlantike.
“Ky grant është baza e veprimtarive që na mundëson që Kosovën ta afrojmë më afër integrimeve euroatlantike”, tha Heldt.
Ai shtoi se për rritje të qëndrueshme ekonomike, sektori financiar është shtylla më e rëndësishme, ngjashëm edhe në shtetin gjerman.
“Qeveria gjermane dhe institucionet e saj kanë mbështetur Kosovën që nga vitet ’99, fillimisht ka qenë për masa emergjente, stabilizimi dhe rindërtimi që ka qenë pjesë e ndihmës në fillim”.
“Ky fond ka lehtësuar qasjen në financa për ndërmarrje të vogla dhe të mesme, që janë shtylla e zhvillimit ekonomik në Kosovë dhe këto ndërmarrje janë shtylla të zhvillimit ekonomik edhe në Gjermani”, tha Heldt.
Ai tha se fondi është krijuar në mënyrë mirëbesimi dhe ka vendosur parakushte të domosdoshme që institucionet financiare t’u japin ndihmë ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.





T� tjera
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...





































