Gjermania miraton lehtësime për të papunët, kaq do të marrin ndihma sociale
Autori: Gazeta inFokus 09:23 | 15 September 2022
Sistemi i asistencës sociale në Gjermani (Hartz IV) do të marrë një emër të ri: Bürgergeld (Paratë për qytetarët). Por projektligji i miratuar të mërkurën nga qeveria gjermane përmban edhe disa ndryshime të tjera.
Reforma e asistencës sociale, e miratuar të mërkurën, 14.09.2022, nga qeveria gjermane është një nga projektet e debatuara më së shumti në Gjermani. Tre ndryshime thelbësore kanë ngjallur debate të shumte: rritja e asistencës sociale, heqja e sanksioneve për gjashtëmujorin e parë të marrjes së ndihmës dhe mosprekja e pasurisë që nuk i kalon 60 mijë eurot në dy muaj te parë. Ligji hyn në fuqi më 1 janar 2023, por më parë ai do të duhet të miratohet nga Parlamenti Gjerman.
Rritet ndihma sociale
Ai parashikon një rritje me 12 për qind të ndihmës sociale, duke filluar nga 502 euro për një person që jeton vetëm, plus shpenzimet për banesë, qiranë, ngrohje dhe rrymën. Veç kësaj, projektligji parashikon rritje edhe për grupe të tjera: Për persona të moshë madhore që jetojnë në çift ndihma sociale do të jetë 451 pro person, për fëmijët në moshat 14-17 vjeçare asistenca sociale do të jetë 420 euro në muaj, kurse për fëmijët në moshat 6-13 vjeçare asistenca do të jetë 346 euro në muaj, për fëmijët nën 5 vjeç 318 euro / muaj.
Më pak presion, më shumë kualifikim
Nga ky projektligj përfitojnë personat që janë regjistruar si punëkërkues. Deri tani, sistemi Hartz IV, parashikonte sanksione, si ulje të ndihmës sociale, nëse punëkërkuesit nuk paraqiteshin në takimet e caktuara nga agjencia e punës (Jobcenter) ose nuk pranonin vendet e punës që u ofroheshin. Këto sanksione do të hiqen në gjashtë muajt e parë.
Agjencia e Punës do të ketë si prioritet jo patjetër gjetjen e një vendi të ri pune, por kualifikimin e mëtejshëm të punëkërkuesve. Projektligji i ri është testuar në një filial të Agjencisë së Punës në Lichtenberg të Berlinit, dhe shumë të prekur ndjehen më mirë me këtë sistem. Kjo është një masë që merret edhe për shkak se Gjermania ka mungesa të mëdha të fuqisë punëtore të kualifikuar. Qeveria i ka vënë vetes si detyrë, që krahas marrjes së punëtoreve nga jashtë, të shfrytëzojë edhe potencialet e brendshme.
Ndihmë edhe për “të pasurit”
Risi është edhe se këtej e tutje do të kenë të drejtë të marrin ndihma sociale, për një periudhë deri dy vjeçare, edhe ata persona që kanë deri në 60 mijë euro kursime, plus nga 30 mijë euro për çdo pjesëtar tjetër të familjes. Shteti merr përsipër për dy vitet a para të gjitha kostot e qirasë ose të banimit sado e shtrenjtë që mund të jetë banesa. Vetëm pas tre vitesh papunësi, shteti do të kërkojë transferimin në një banesë të përshtatshme, ose heqjen e shpenzimeve nga paratë e hequra mënjanë.
Kritika nga punëdhënësit
Me këto ndryshime socialdemokratët shpresojnë të pajtohen me sindikatat, me të cilët ishin në grindje, që kur në vitin 2005 kancelari i atëhershëm, Gerhard Schroeder, vendosi sistemin Hartz IV. Ministri gjerman i punës, Hubertus Heil, e mori në mbrojtje projektligjin duke thënë se qytetarët duhet të llogarisin me shtetin. Çdokush mund të gjendet në vështirësi ekonomike. “Me paratë për qytetarët ne po japim një sinjal të fortë për siguri dhe respekt”, tha politikani socialdemokrat. Për shefin e Shoqatës së Punëdhënësve, Rainer Dulger, kjo reformë është një ftesë për të lënë punën: “Me këtë nuk ndërtohen urat drejt tregut të punës, po urat drejt sistemeve të ndihmës sociale”./DW
Të tjera
-
Ky është i riu që humbi jetën tragjikisht në aksidentin me motor në Mitrovicë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në Mitrovicë, ku pas një aksidenti t...
-
Ndërron jetë poeti Agim Doçi
Poeti i njohur Agim Doçi ka mbyllur sytë përgjithmonë. Doçi ndodhej prej mëng...
-
Sonte Shqipëria përballë Spanjës, një mundësi për kualifikimin historik
Sonte, Shqipëria do të përballet me një sfidë të jashtëzakonshme në ndeshjen ...
-
Ministrat e BE-së takohen sot në Luksemburg me kryediplomatët e gjashtëshes ballkanike
Sot në Luksemburg do të mbahet takimi i ministrave të jashtëm të BE-së, ku në...
-
Kryesia e Kuvendit mban mbledhje, në rend dite edhe votimi për themelimin e një Komisioni hetimor
Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban sot mbledhjen e radhës, ndërkaq në rend di...
-
Pas Deçanit, Begaj do të shpallet qytetar nderi edhe në Drenas
Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, po qëndron për një vizitë në Kosovë. ...
-
Nesër “Junts” e çon në Kuvend nismën për njohje të pavarësisë së Kosovës nga Spanja
Grupi i deputetëve katalunas “Junts” i kanë propozuar Parlamentit të Spanjës ...
-
Dje pati reshje të mëdha – Moti për sot dhe ditëve në vazhdim
Sot në Kosovë pritet të mbajë mot mjaft i ndryshueshëm. Paradite kryesisht me...
-
Vazhdon gjykimi në Hagë, dëshmitari i sotëm pa masa mbrojtëse
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot nga ora 09:00 do të vazhdojë...
-
Arabia Saudite: Të paktën 1,300 pelegrinë vdiqën nga temperaturat e larta gjatë haxhit në Mekë
Arabia Saudite ka konfirmuar se të paktën 1,301 persona vdiqën gjatë Haxhit, ...
-
Thirrja e Përparim Ramës: Mos dilni, qëndroni në shtëpi
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas rreshjeve të ...
-
Dita bëhet natë – shi, breshër dhe erëra të fuqishme “pushtojnë” Prishtinën
Prishtina është errësuar si pasojë e shiut, erërave e shtrëngatave që po vazh...