Gjeofizikani: Dy tërmetet e fuqishme në Turqi nuk janë një fenomen i zakonshëm

Autori: Gazeta inFokus
23:16 | 11 February 2023
Profesori i Gjeofizikës në Kolegjin Imperial në Londër, Saskia Goes thekson se tërmetet e fuqishme që tronditën Turqinë nuk janë një fenomen i zakonshëm.
Vendi u trondit mëngjesin e së hënës nga tërmeti me magnitudë 7.7, shoqëruar disa orë më pas me një tjetër goditje të fortë 7.6.
Në një intervistë me TRT World, Goes shpjegoi se tërmetet normalisht shkaktojnë shumë pasgoditje me magnitudë më të vogël, megjithatë, tërmeti i së hënës shkaktoi një tërmet me pothuajse të njëjtën fuqi. Sipas Goes, niveli i lartë i shkatërrimeve ndodhi për shkak se tërmeti ishte relativisht i cekët.
Tërmeti i parë me magnitudë 7,7 ballë ndodhi përgjatë çarjes lindore të Anadollit. Zyrtari i Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të vendit (AFAD) Orhan Tatar tha të shtunën se tërmeti me magnitudë 7.7 bëri një efekt dhe lëshoi energji aq të fuqishme sa 500 bomba atomike.
“E barabartë me 500 bomba atomike”
Goes thotë se tërmeti i vitit 1939 në Turqi, i cili goditi provincën lindore të Erzincanit, i bëri tërmetet e ardhshme më të mundshme.
“Ai shkaktoi një sekuencë të tërë tërmetesh më të mëdha midis 1939 dhe 1999, duke migruar drejt perëndimit përgjatë zonës së çarjes,” thotë Goes për TRT World.
Zyrtari i AFAD-it, Orhan Tatar tha se tërmeti i parë me magnitudë 7.7 ballë ka zgjatur 65 sekonda, ndërsa tërmeti i dytë ka qenë 45 sekonda. Tërmetet goditën më shumë se 13 milionë njerëz në 10 qytete duke përfshirë Hatay, Gaziantep, Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Sanliurfa./abcnews.al

Të tjera
-
Gjimshiti besimplotë se nga Serbia do t’i marrin nesër tri pikë
Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Berat Gjimshiti, ka thënë se ekipi i Sylvino...
-
Ish- zëdhënësi i NATO’s Jamie Shea thotë se Rusia tashmë e ka humbur ushtarin e 1 miliontë në Ukrainë
Ish-zëdhënësi i NATO-s Jamie Shea ka deklaruar se Rusia ka regjistruar tashmë...
-
Uashingtoni e konfirmon se Ballkani është pjesë e strategjisë së tyre për dëbimin e migrantëve – s’japin detaje
Vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategj...
-
Nait Hasani: Qeveria Kurti gëzohet për dënimin e Thaçit – ende ëndërrojnë kthimin e Serbisë në Kosovë
Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit të Qeverisë ...
-
BE i ndan mbi 106 milionë euro për Gjykatën Speciale, 64.5 milionë për EULEX’in që ia zgjati mandatin
Këshilli i Bashkimit Evropian ka marrë vendim për t’ia zgjatur mandatin Misio...
-
Mrekulli: Fëmijët e gjejnë të gjallë të riun e aksidentuar tri ditë më parë
Një ngjarje për mrekulli ka ndodhur në Bulqizë ku një 35-vjeçar ishte shpallu...
-
KFOR-i thotë se Brian Snook është komandanti i ri i Task Forcës së Aviacionit në Bondsteel
Komandanti i Komandës Rajonale Lindje të KFOR-it, kolonel Peter Helzer, kryes...
-
Shtimi i të vdekurve: Qysh e di Haga si u vr*anë 103 veta në luftë?
Nuk i mjaftuan 103, por Kimberly West futi edhe emra të tjerë në listën e vik...
-
Nesër i jepet lamtumira e fundit 25-vjeçarit që vdiq pas një aksidenti në Prizren
Nesër, më 7 qershor, në orën 16:40, do t’i jepet lamtumira e fundit 25-vjeçar...
-
Autoritetet gjermane i dënojnë shoferët e autobusit nga Kosova me 6200 euro gjobë – po bartnin edhe pëllumba
Përveç pasagjerëve, një autobus po planifikonte të transportonte një sasi të ...
-
I del paralajmërimi Kaja Kallasit – EULEX-it i vazhdohet mandati
Këshilli i Bashkimit Evropian ka marrë vendim për t’ia zgjatur mandatin Misio...
-
Gjakovë: Arrestohet një person për dh*unë në familje, i gjenden disa ar*më
Një person është arrestuar nga Policia në Gjakovë pas dyshimeve se ka ushtrua...