Gjendja në Podujevë pas reshjeve, Bulliqi: Situata mund të përkeqësohet
Autori: Gazeta inFokus 15:18 | 19 January 2023
Gjendja në Podujevë pas reshjeve, Bulliqi: Situata mund të përkeqësohet
Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka dalë me një njoftim rreth situatës së krijuar në këtë komunë pas reshjeve të dendura të shiut.
Përmes një postimi në Facebook, Bulliqi ka treguar se zonat më të prekura janë Pakashticë, Kërpimeh, Letanc, Peran dhe Obrançë, po ashtu edhe disa rrugë janë përshkuar nga uji duke vështirësuar qarkullimin në komunikacion.
Bulliqi ka shtuar se në treren janë katër ekipe të cilat po intervenojnë në zonat e prekura nga vërshimet.
Postimi i plotë:
Reshjet e dendura të shiut gjatë ditëve të fundit kanë bërë që disa zona në Komunën e Podujevës të përballen me vërshime. Si institucione lokale që nga mëngjesi jemi në teren duke intervenuar në zonat më të prekura, ku momentalisht kemi 4 ekipe të të cilat janë duke intervenuar në këto zona.Zonat më të prekura janë; Pakashticë, Kërpimeh, Letanc, Peran dhe Obrançë, po ashtu edhe disa rrugë janë përshkuar nga uji duke vështirësuar qarkullimin në komunikacion. Situata është e menaxhueshme, por me tendencë të përkeqësimit për shkak të reshjeve të pandërprera të shiut.
Apeloj tek të gjithë qytetarët të bashkëpunojnë me ekipet emergjente institucionale, në mënyrë që përmes koordinimit të përbashkët të tejkalohet sa më shpejtë kjo situatë.
Të tjera
-
Rexhepi në Katar adreson çështje të rëndësishme për familjen, arsimin dhe jo-diskriminimin
Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilija Rexhepi, prezantoi fja...
-
Hovenier pret Berishën: Diaspora në SHBA, partner esencial për mbështetjen e Kosovës si shtet sovran
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka pritur në ambasadë kryetari...
-
Ministri Krasniqi takohet me shefen e zyrës së KiE në Kosovë: Kosova i ka plotësuar kushtet për anëtarësim
Ministri për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, sot ka zhvillu...
-
“Vala” pa valë
Qytetarët konsumatorë të telefonisë mobile të operatorit "Vala" në ditët e fu...
-
Kurti nderon dëshmorët e kombit në Gjakovë
Në kujtim dhe në nderim të sakrificës dhe të gjakut të derdhur për liri, krye...
-
Ministrja Hajdari ‘nuk bëhet rehat’ me Sekretar të Përgjithshëm, shkarkon Latifajn, ja kë e emëron në vend të tij
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, nuk po bë...
-
Sekuestrohen 25 motoçikleta në Pejë
25 motoçikleta janë sekuestruar nga policia në Pejë. Sipas njoftimit të po...
-
Gjenden të vdeküra dy ukrainase në Tiranë
Më 10.05.2024, rreth orës 13:35, në Rrugën e Dibrës, në banesë, janë gjetur n...
-
Arrestohen dy serbë në Jarinje
Dy serbë janë arrestuar të premten në pikën kufitare në Jarinje. Informaci...
-
Kërkohet paraburgim për policin i cili për 6 muaj ngacmoi sek *ualisht vajzën e mitur
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar 30 ditë paraburgim për zyrtarin p...
-
E frikshme në Shën Petersburg, autobusi me 20 pasagjerë “zhytet” papritur në lumë/Pamje
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shën Petersburg të Rusisë, kur një a...
-
Ambasada italiane përgëzon qeverinë për lehtësimin e procedurave për konvertimin e patentë shoferëve
Ambasada e Italisë në Prishtinë, ka përgëzuar Qeverinë e Kosovës për lehtësim...