Lajme

Gjendet pa shenja jete një person te Bulevardi i ri në Tiranë

Autori: Gazeta inFokus 09:44 | 25 April 2023

Një 67-vjeçar është gjetur pa shenja jete te Bulevardi i Ri, në Tiranë.Personi në fjalë, i cili është identifikuar si shtetasi Dh. S., 67 vjeç, u gjet i vdekur pranë biçikletës së tij, në fund të Bulevardit të Ri.

Nga kqyrja parprake e viktimës nuk konstatohen shenja dhune dhe dyshohet se kemi të bëjmë me një vdekje natyrale.Pritete ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes së 67-vjeçarit.

“Më datë 25.04.2023, rreth orës 05:55, në fund të Bulevardit të Ri, është gjetur në rrugë (afër një biçiklete), pa shenja jete, shtetasi Dh. S., 67 vjeç.Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

-Advertisement-

Dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera