Lajme

Gjendet pa shenja jete një burrë në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 10:18 | 23 July 2022

Një person është gjetur pa shenja jetë mesditën e së premtes në Prishtinë, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Ndërkaq, lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori me vendim të së cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

-Advertisement-

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion“, thuhet në raport./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera