Lajme

Gjendet një mjet shpërthyes në Gjakovë

Autori: Gazeta inFokus 09:16 | 19 March 2022

Një person ka raportuar në polici se mëngjesin e së premtes, ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes, në fshatin Madanaj të Gjakovës, shkruan Gazeta Infokus.

Gjithashtu është njoftuar se policia ka dalë ne vendin e ngjarjes dhe ka siguruar vendin.

Ndërkaq, njësitet përkatëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë asgjësimin e mjetit të dyshuar.

-Advertisement-

“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes derisa njësitë përkatëse të FSK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë asgjësimin e mjetit të dyshuar”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera