Gjendet Bleona Mata? Flet avokati: Është studente ekselente, është e birësuar nga një çift grek
Autori: Gazeta inFokus
20:01 | 21 September 2026
Ditën e sotme në emisionin “Breaking me Fiori Dardha” ishte në një lidhje avokati Alban Duraj, i cili dha disa detaje të reja për rastin e Bleona Matës.
Sipas tij, e ëma e Bleonës i ka thënë se e bija ndodhet në një vendet e Bashkimit Europian. Ajo është një studente ekselente dhe është e birësuar nga një çift grek.
Pjesë nga intervista:
Fiori Dardha: Një tjetër rast shumë i dhimbshëm, delikat që ka mbajtur të mbërthyer për vite me radhë qytetarët shqiptarë. E kam fjalën për rastin e Bleona Matës. Ju jeni investuar te ky rast dhe të rejat e fundit janë surprizuese.
Alban Duraj: Po është e vërtetë dhe komunikimi që kam patur me zonjën Bukurie, pra ka qenë fund qershori ose fillim korriku, dhe ajo është shprehur se jemi shumë afër gjetjes së Bleona Matës. Kjo vjen për faktin sepse është investuar me shumën e të ardhurave që u mblodh nga qytetarët shqiptarë lidhur me një thirrje publike që u bë për të mbledhur para për këtë rast. Zonja Bukurie, pjesën e konsiderueshme të kësaj vlere e ka marrë nga qytetarët shqiptarë si dhe ka vendosur një diferencë tjetër sepse nuk ishin të mjaftueshme paratë. Ajo ka kontaktuar një agjenci e cila merret me investigimin e njerëzve të humbur. Ajo ka thënë se Bleona është në një nga vendet e Bashkimit Europian. Pra kanë arritur që t’a identifikojnë se ku ndodhet. Është studente, madje e shkëlqyer, ekselente dhe është e birësuar nga një çift grek. Kaq më tha për momentin.
Fiori Dardha: Le të shpresojmë që të kemi një takim
Alban Duraj: Më siguroi që në momentin që do takohet me Bleonën, nuk do t’a lërë me kaq. Sepse të gjithë personat që kanë ndihmuar në zhdukjen e Bleonës apo ata zyrtarë që kanë vepruar apo nuk kanë vepruar për zbulimin e saj, ajo nuk do ta lërë. Ata do të mbajnë një përgjegjësi penale dhe do t’u drejtohemi Prokurorisë së Posaçme në mënyrë që të hetojë këtë çështje./TCH

T� tjera
-
Demaku: Raporti i Progresit pasqyron dështimin e Qeverisë dhe paaftësinë institucionale
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Demaku, ka kritikuar Qeverin...
-
Lushaku i reagon Konjufcës, ia përmend ‘blerjen e votave në kohë zgjedhjesh’
Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, i është kundërp...
-
Arrestohen drejtori dhe menaxheri i një kompanie, dyshohen për keqpërdorimin e mbi 62 mijë eurove nga grantet ndërkombëtare
Dy persona janë arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin për përfshir...
-
Shpërthimi i armës së ushtarit të FSK-së gjatë ushtrimeve, publikohet momenti
Pretendimet për një incident me armë zjarri gjatë ushtrimeve të Forcës së Sig...
-
“Ka rënie të ritmit, por jo rënie të progresit” – Konjufca për Raportin e Progresit
Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, ka thënë se bllokada institucionale dhe t...
-
Rreth 50 konsumatorë të shkyçur nga rrjeti i ujësjellësit në Prishtinë për shkak të borxheve
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se janë shkyçur afro...
-
Kjo grua po kërkohet nga Policia në Prishtinë për vjedhje
Policia në Prishtinë ka publikuar një kërkesë për bashkëpunim, për ta identif...
-
Sorensen takon Kurtin në Paris: Tash që institucionet janë formuar, folëm për rrugën përpara të dialogut Beograd-Prishtinë
Kryeministri Albin Kurti është takuar me emisarin e BE’së për dialogun Kosovë...
-
Osmani: Fotoja e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë s’janë dekore, janë themelet e shtetit
Presidentja e gjashtë e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar lidhur me zhve...
-
Tahiri: Kosova nuk ka rrugë tjetër pos asaj të integrimit evropian
Deputeti i Aleancës Besnik Tahiri, ka folur për Raportin e Progresit, duke e ...
-
Rreth 50 konsumatorë të shkyçur nga rrjeti i ujësjellësit në Prishtinë për shkak të borxheve
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se janë shkyçur afro...
-
Bajrami – LVV-së: Raporti i BE-së s’evidenton asnjë të arritur, ju dilni flisni për progresin që paska bërë Kosova në integrim evropian
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami tha gjatë debatit...



































