Lajme

Gjenden eshtra të njeriut në brendi të pyllit në Prishtinë, Policia nis hetimet

Autori: Gazeta inFokus 09:18 | 28 January 2023

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy burra kanë raportuar në Polici se në brendi të pyllit kanë hasur në disa eshtra njeriu. Rasti ka ndodhur në rrugën “Qëndresa” në Prishtinë.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se rasti është duke u hetuar.

“GJETJE E MBETJEVE MORTORE-Rr. Qëndresa, Prishtinë 27.01.2023 – NN. Dy dëshmitar meshkuj  kosovarë kanë informuar se në brendi të pyllit kishin hasur në disa eshtra të njeriut. Njësia përkatëse ka bërë tërheqjen e mbetjeve mortore dhe ka dërguar në IML për procedurë të mëtutjeshëm. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera