Lajme

Gërvalla: Roli i Greqisë i domosdoshëm për të ulur tensionet me Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 13:31 | 20 December 2022

Pas takimit me homologun e saj nga Greqia, Nikos Dendias, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka bërë të ditur se së bashku kanë diskutuar ndër të tjerash edhe për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në Këshillin e Evropës.

Në një konferencë të përbashkët, Gërvalla theksoi se roli i Greqisë është i domosdoshëm për të ulur tensionet me Serbinë

“Roli i Greqisë është shumë i mirëseardhur dhe shumë i domosdoshëm në përpjekjet për të ulur tensionet edhe me Serbinë, me qëllim që pastaj të mund të pasojë normalizimi në vend të përshkallëzimit…ky takim i sotëm ishte në vazhdën e një serie takimesh në rrethana të ndryshme dhe me përmbajtje të ndryshme. Presim me padurim rezultatet, hapat e mëtejshëm në temat që diskutuam sot. Diskutuam për ekonominë, për bashkëpunimin në të gjitha fushat e ekonomisë, anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në Këshillin e Evropës”, tha ajo.

-Advertisement-

Kryediplomatja Gërvalla theksoi se në këtë takim është diskutuar edhe rreth iniciativave të ndryshme të koordinuara dhe bashkëpunuara në kulturë dhe për hapat praktik të bashkëpunimit të ndërsjelltë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera