Lajme

Gashi: Tendenca me kriminalizu muzikën ose një zhanër të saj është krim në vete

Autori: Gazeta inFokus 22:43 | 30 May 2022

Gazetari Astrit Gashi ka thënë se zhanri i muzikës rep nuk duhet të kriminalizohet dhe se kriminalizimi i tij është krim në vete.

Vrasja e fundit në Ferizaj ka ngjallur debat për tekstet e reperëve në të cilat përmendet dhuna, narkomania e promovohet seksizmi. Por Gashi shton se problemi nuk është tek repi.

“Ne Kosove ka krim, ka dhune, ka droge, ka seksizem, e 100 te zeza te tjera. Ka shume madje. Repi po i pasqyron keto e dikush mund te argumentoj se deri ne nje mase edhe po i promovon e po kapitalizon nga to. Por problemi nuk eshte te rep’i, te muzika, problemi eshte te shoqeria, dhe ai nuk do te zgjidhet kurre duke e censuruar tekste kengesh e pamje videoklipesh, por duke i adresuar ne baze problemet shoqerore dhe me zhvillim te pergjitheshem”, shkruan ai.

-Advertisement-

“Tendenca me kriminalizu muziken ose nje zhaner te saj eshte krim ne vete shume i madh”, vazhdon Gashi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera