Gani Dreshaj i AAK-së “i lutë” bashkëvendasit e tij t’i presin mirë Albin Kurtin e Vjosa Osmanin
Autori: Gazeta inFokus
14:24 | 03 February 2021
Gani Dreshaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj, i ka lutur bashkëvendasit e tij në Istog që sot t’i presin mirë ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani dhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, raporton Gazeta Express.
Dreshaj i ka lutur banorët e Vrellës së Istogut që të tregojnë “kulturë e traditë në mikëpritje”, ndërsa ka thënë se mendimi politik është çështje personale dhe se fushata duhet të zhvillohet me dinjitet, pa dhunë e ofendime.
“Albin Kurti dhe Vjosa Osmani sot do të jenë në Vrellë në nisje të fushatës. Lus bashkëvendasit nga Vrella e Istogu që edhe kësaj radhe të të tregojnë kulturë e traditë në mikpritje.Mendimi politik është diçka personale e secilit, por është e rëndësishme që të kemi fushatë të dinjitetshme, pa dhunë e pa ofendime”, shkroi Dreshaj.
“Kurti, Osmani, Hoxhaj, Haradinaj, Hoti, Limaj e secili lider apo përfaqësues partiak ka rastin të paraqes në Kosovën e pavarur planin elektoral dhe janë qytetarët ata që bëjnë zgjedhjen e tyre me 14 shkurt”, shtoi ai.
Osmani dhe Kurti së fundmi janë pritur keq në Mitrovicën e Veriut dhe në Skënderaj. Këto dy vizita u përcollën me tensione, ndërsa pati edhe forca të policisë që kujdeseshin për sigurinë e tyre.

T� tjera
-
Pacolli njofton për rrënime të reja përreth Liqenit të Ujmanit
Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli ka bërë të ditur se po vazhdojnë rrënime...
-
Miratimi në lexim të parë i buxhetit, Qeveria: Ky buxhet synon transformimin ekonomik të Kosovës
Mbrëmë Kuvendi i Kosovës miratoi në lexim të parë Projektbuxhetin për vitin 2...
-
Deputetët përplasen në Komision gjatë intervistimit të drejtoreshës nga Peja, shkak pyetjet
Komisioni Hetimor Parlamentar në rastin e Arlinda Zekajt, po interviston Albu...
-
INDEP: Kosova shkel dy obligime të Traktatit të Komunitetit të Energjisë, pasojë e vonesave, bllokadave dhe mospunës
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka reaguar pas publikimit të dy op...
-
Bajrami: Nga sot, reduktimet e energjisë lejohen edhe me vendim të Kuvendit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritiku...
-
Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt
Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për ...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, drejtoresha e Mirëqenies Sociale para Komisionit: Padrejtësisht jam linçuar, puna ime është hartim i politikave, s’trajtoj raste direkt
Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Komunën e Pejës, Albulena Mujaj-Bajraktar...
-
Rasti i Arlindës: Komisioni interviston drejtoreshën e Mirëqenies Sociale
Komisioni Hetimor Parlamentar ka nisur intervistimin e Albulena Muja Bajrakta...
-
Prizren: Nëna me fëmijën largohen nga shtëpia, policia nis kërkimin e tyre
Policia e Kosovës ka bërë me dije se të enjten rreth orës 13:00, është raport...
-
Disa raste të dhun*ës fizike dhe psikike në Kosovë, viktima edhe gratë edhe burrat
Disa raste të dhunës fizike dhe psikike janë raportuar në vende të ndryshme t...
-
A do t’i humbë Kosova Lojërat Mesdhetare? Kjo është përgjigja e ICMG
Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG) nuk ka dhënë përgjigje kon...
-
Dita e tretë e qëndrimit në Kosovë: Jakup Krasniqi arrin tek familja, nën masa të shtuara sigurie
Jakup Krasniqi po vazhdon qëndrimin e tij në Kosovë, edhe pse nuk po lihet gj...































