Gabimet në çift që mund të çojnë në ndarje
Autori: Gazeta inFokus 12:30 | 22 February 2021
Të përjetosh një ndarje nuk është një përvojë e këndshme, kështu që përpiquni t’i shmangni sa më shumë. Ndërkohë që arsyet se pse ne ndahemi janë objektive, ka ca pengesa të cilat mund të kapërcehen. Ja disa nga arsyet më të shpeshta se pse çiftet ndahen dhe çfarë duhet të bëni kur ndesheni me to.
1. Kur nuk kaloni kohë së bashku.
Të kaloni kohë së bashku është shumë e rëndësishme për marrëdhënien tuaj. Çiftet që e bëjnë këtë janë më të kënaqur në marrëdhëniet e tyre. Kjo sepse ata ndajnë përvoja që i afrojnë më shumë. Mungesa e komunikimit është një nga arsyet më kryesore të ndarjes.
2. Kur ‘mësoheni’ me partnerin tuaj
Mos e merrni kurrë partnerin tuaj për të mirëqënë. Duhet të ndiheni fatlumë që e keni edhe për gjërat më të vogla që ai bën për ju. Një studim zbuloi se njerëzit kanë shumë të ngjarë të ndahen me partnerin e tyre nëse fillojnë të ndihen të nënvlerësuar. E njëjta gjë vlen për cilësitë e tyre personale me të cilat jeni dashuruar. Vazhdoni t’i admironi për bukurinë, sensin e humorit apo mirësinë e tyre. Mos harroni ta vlerësoni vazhdimisht dhe vazhdoni ta tregoni dashurinë në maksimum.
3. Kur nuk respektoni kufinjtë e tij
Mund të ndodhë që në një marrëdhënie të shfaqet një “ne”. Bëhet e vështirë të bësh dallimin midis teje dhe partnerit. Ju gjithashtu mund të filloni t’i ngatërroni nevojat tuaja me nevojat e partnerit tuaj, duke hyrë në hapësirën e tyre personale. Mundohuni të respektoni kufijtë e partnerit tuaj. Gjithashtu, mos u ofendoni nëse nevojat e tyre nuk përputhen me tuajat. Ju jeni 2 persona të ndryshëm.
4. Kur shmangni konfliktet
Mund të duket sikur shmangia e konfliktit në të vërtetë ju ndihmon të mos e prishni marrëdhëniet tuaja. Por kjo nuk është e vërtetë. Nëse shmangni konfliktin, kjo do të thotë që ju po fshihni ndjenjat tuaja të vërteta dhe po injoroni nevojat tuaja. Por kjo nuk mund të vazhdojë tërë jetën. Partneri juaj nuk mund t’iu lexojë mendimet, kështu që ju duhet të flisni për çfarë ju shqetëson. Në këtë mënyrë, ju mund të rregulloni problemet tuaja përpara se të jetë vonë.
Të tjera
-
Nervozohet Vuçiq: Veprimi i “neveritshëm”, duan t’i heqin sanksionet Kosovës
“Në Bashkimin Evropian tani kanë nisur një mekanizëm për heqjen e sanksioneve...
-
Të shtëna me armé në një lokal në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi njëri prejt tyre ka shtënë me ...
-
Mërgimtarët dërguan 112 milionë euro në Kosovë gjatë muajit mars
Mbi 112 milionë euro është vlera e dërgesave të mërgatës që janë sjellë në Re...
-
Shtatë raste të dhünës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosov...
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...
-
Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj Trump
David Pecker, ish botues i tabloidit ‘National Enquirer’, dëshmoi të enjten n...
-
Sot mbahet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”
Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombët...
-
Osmani merr pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pajisjes moderne SPECT/CT/PET
Të premten e datës 26 prill nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kos...
-
Deputeti i VV-së: Kosova do të anëtarësohet në KiE, Asociacioni s’do të bëhet në maj
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, është shprehur i bindur se K...
-
Sot Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale
Sot në të gjithë botën shënohet Dita e Pronësisë Intelektuale, me aktivitete ...
-
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës mund të jetë në rrezik nga infektimi...