Sport

Futbollistët e Podujevës sfidojnë Turqinë

Autori: Gazeta inFokus 21:46 | 25 January 2019

Shkolla e futbollit “Podujeva” tashmë është pjesë e garave të Federatës së Futbollit të Kosovës, megjithëse ka vetëm katër vite që është themeluar.

Mëngjesin e së premtes një grup i lojtarëve të kësaj shkolle kanë arritur në Stamboll, ku me ftesë të FC “Bursa Sporit”, do të jenë pjesëmarrës të turneut me gjeneratën që aktualisht janë edhe kampionët vjeshtor.

Shpresa e tyre më e madhe është të dalin fitues në këtë turne, por sipas trajnerit Blerim Emini ky turne është i rëndësishëm edhe për promovimin e lojtarëve të rinj në futbollin nderkombëtar.

-Advertisement-

“Mundësit janë të mira që të bashkohemi dhe të bëjmë marrëveshje me Klubin e Bursa Spor që garon në Superligen e Turqisë. Këtu do të luajme turne dhe të vëzhgohen lojtarët tanë nga shumë menagjer dhe klube të njohura të Turqisë. Shpresa është e madhe që të dalim fitues dhe fëmijët tanë të tregojnë talentin e pse jo ndoshta njëri prej tyre të jetë pjesë e ndonjë klubi të njohur Turk” tha Emini për gzetën inFokus.

Shkolla e futbollit “Podujeva” vazhdimisht merr pjesë në gara jashtë vendit, ku në shumicën e turneve dalin fitues.

Në këto turne marrin pjesë katër gjenerata: U-9, U11, U-13 dhe U-15.

Aktualisht gjenden në Turqi gjenerata U-13, që janë lojtarë të moshave 12-13 vjeçare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera