Furrtarët duan ta shtrenjtojnë bukën, mullisët janë kundër
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/07/furra-buke-600x360-1.png)
Autori: Gazeta inFokus
06:47 | 14 July 2022
Ka paralajmërime se çmimi i bukës do të shkojë nga 50 në 60 centë. Kjo ka shqetësuar qytetarët të cilët thonë se jeta po u bëhet e vështirë. Furrtarët po arsyetohen se shtrenjtimit i produkteve të tjera e ka ndikuar në çmimin e bukës.
Venera Gërvalla – Fazliu nga Prishtina, çdo ditë furnizohet me bukë nga furrat e qytetit. Por, ajo ka filluar të shqetësohet për ngritjet e shpeshta të çmimeve, sidomos për shtrenjtimin e bukës, për të cilin thotë se është i papërballueshëm.
“Për asnjë qytetar të Kosovës nuk është e përballueshme është tej mase e ngritne e jo vetëm produktet e bukës”, tha ajo për RTK.
Se çmimi i bukës është i lartë, e thonë edhe të tjerët.
“I përballueshëm nuk është, por tash me jetu duhet me jetu pa tjetër. Për një pjesë të popullit, është edhe më shumë e papërballueshëm”, tha për RTK Arif Cernaveri, qytetar.
Ndërsa furrtarët paralajmërojnë edhe një ngritje tjetër të çmimit të bukës në ditët në vijim.
“Edhe na si biznes nuk mundemi me ia dal dot. Për momentin çmimi i bukës është 0.50 cent por që sigurisht pritet të ngritet nëse nuk ka ndonjë ulje”, tha Luljeta Çoçaj, furrtare.
Por, mullisët thonë se shtrenjtimi i bukës dhe produkteve tjera të miellit është e paarsyeshëm.
Bajram Selamni nga mulliri “Euro Ver”, nuk beson që ka arsyeje me u rrit çmimi i bukës kur çmimet e miellit vecse kanë fillu me rënë.
Ministria e Industrisë ka paralajmëruar se do të marrë masa ndaj furrtarëve që po i rritin çmimet e bukës.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/06/Screenshot-2023-06-05-115735.png)
Të tjera
-
Këshilla për mbrojtje nga temperaturat e larta
Temperatura të larta janë shënuar gjatë këtyre ditëve, e si pasojë duhet të t...
-
Mblidhen sot dy komisione të Kuvendit
Duke filluar sot nga ora 10:30 do nisin mbledhjet e komisioneve. Komisioni...
-
RIDEA prezanton rezultatet e ‘Shtegut të Paqes’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë: Shpalosja e Rolit të Grave
Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA), sot do të...
-
Deputeti i VV-së: Opozita i shtyri zgjedhjet, kemi rritje të madhe në diasporë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, thotë se tubimet e subjektit ...
-
Moti në Shqipëri do të jetë me diell, temperaturat do të jenë në rritje
Në Shqipëri moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta. Era do të fryjë ...
-
“Subvencionet 1”, i akuzuari mohon të jetë ai në videot për të cilat Prokuroria pretendon se është duke pranuar ryshfet
Në rastin e njohuri si “Subvencionet 1”, i akuzuari në cilësinë e zyrtarit pë...
-
Moti me diell, temperatura deri në 35 gradë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se për sot parashihet...
-
Thirrja e Lajçakut në Prishtinë e Beograd, përshpejtimi i zbatimit të Marrëveshjes për normalizim marrëdhëniesh
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha të mërkurën pas një takimi në Beograd me...
-
Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë
Disa nga ngjarjet e parapara të zhvillohen sot. Instituti Kërkimor për Çës...
-
Të martën, “Junts” e çon në Kuvend nismën për njohje të pavarësisë së Kosovës nga Spanja
Grupi parlamentar i partisë katalunase “Junts” planifikon të hedhë në votim j...
-
Temperatura ferri! Në fundjavë temperaturat do të shkojnë deri në 43 gradë nën hije
Në një raport të veçantë, Organizata Botërore Meteorologjike e OKB-së i cilës...
-
Qeveria ndan mbi 10 mijë euro për Këshillin Kombëtar Shqiptar të Luginës
Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndajë mbi 10 mijë euro për mbështetje financ...