Fun & Video

Frikë në Antalia, lodra në luna-park këputet dhe shumë njerëz u rrëzuan të tmerruar

Autori: Gazeta inFokus 12:41 | 13 June 2022

Çaste frike në parkun argëtues në Antalia ku një prej lojërave ka rënë pasi është shkëputur mekanizmi duke shkaktuar plagosjen e tre fëmijëve dhe traumatizimin e disa të tjerëve.

Ngjarja ndodhi dje në luna park Konyaaltı Caddesi Atatürk në lagjen Muratpasha, raporton noa.al duke cituar DHA.

Loja e quajtur “disco” u shkul dhe u rrëzua me shpejtësi drejt e në tokë duke tmerruar fëmijët që kishin hipur për t’u argëtuar.

-Advertisement-

Të lënduar kanë mbetur Buğra Yağız Koyun, Mete Atık dhe Yakup Bilal Salarvan. Në galeri shikoni fotot e DHA me momentet e fiksuara gjatë ngjarjes.

Fëmijët mbetën të bllokuar në strukturë derisa erdhën ekipe shpëtimi që prenë me sharra hekuri sediljet duke nxjerrë fëmijët.

Ndërkohë që po vazhdonin përpjekjet e shpëtimit, familjet e fëmijëve të plagosur i ka zënë paniku. Një nga fëmijët, Buğra Yağız Koyun, tha: “Ne po argëtoheshim. Befas loja u thye dhe na hodhi përmbys. Ne ishim nën të. Zjarrfikësit më nxorën mua dhe miqtë e mi. Kam dhimbje në këmbë”.

Pas ndërhyrjes së ekipeve mjekësore, fëmijët janë dërguar në spital. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera