Shëndetësi

Fotot/ Pamjet e rralla, si Covid-19 shumohet brenda trupit të njeriu

Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 05 May 2020

Në mediat britanike janë publikuar fotot të rralla të marra nga mikroskopët, ku tregohet se si Covid-19 shpërndahet dhe shumohet në trupin e njerëzve.

Kanë qenë Grupi i Universitetit të Shkencave të Dundee ata të cilët kanë marrë në studim mënyrën e shumimit të virusit.

Sipas studiuesve britanikë virusi Sars-CoV-2, hynë në trupin e njeriut nëpërmjet prekjes së syve, hundëve apo gojë dhe më pas shkakton sëmundjen Covid-19.

-Advertisement-

Duke përdorur modele të simuluara të zorrëve njerëzore, studiuesit arritën të kultivonin virusin në epruveta dhe të monitoronin reagimin e qelizave ndaj tij.

Sipas tyre kjo tregon edhe faktin se pse shumë pacientë që preken nga Covid-19, kanë si simptomë edhe diarrenë.

“Ne jemi të emocionuar të publikojmë këto të dhëna për studiuesit në të gjithë botën, së bashku me fotot respektive. Kemi përfshirë në to shënime, që studiuesit të bëjnë ekzaminimet dhe zbulimet e tyre”, tha biologu Swedlow.

Skanimet tregojnë edhe majat në pjesën e jashtme të virusit nga të cilat koronavirusi merr emrin, pra të kurorave apo aureolës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera