Fluturimi u shty 10 orë, a fshihet mafia e futbollit pas zhdukjes së sulmuesit?
Autori: Gazeta inFokus 09:19 | 26 January 2019
Fluturimi i ish-futbollistit të Nantes, i cili kishte marrën rrugën drejt Cardiff-it për t’u transferuar në Premier League, Emiliano Sala, por që kurrë nuk mbërriti në destinacion pasi avioni u zhduk sapo doli mbi “Detin e Veriut”, sipas Daily Mail është shtyrë deri në 10 orë pa arsye duke detyruar pilotin të nisej gjatë natës.
Piloti David Ibbotson priste të fluturonte me një avion “Piper Malibu” në mëngjesin e së hënës së 21 janarit, duke kaluar Kanalin Anglez gjatë orëve të ditës, por nisja në mëngjes nga Aeroporti Nantes-Atlantique u anullua dhe fluturimi u krye në orën 7:15 të së hënës në mbrëmje.
Zyrtarët deri tani nuk kanë shpjeguar asnjë arsye përsë ky fluturim i kthyer tashmë në një mister prej zhdukjes së avionit ku ndodhej sulmuesi i njohur është vonuar.
Në një kthesë të mëtejshme, në planin e fluturimit origjinal ishte parashikuar një pilot tjetër për udhëtimin, i cili u tërhoq në orën 11, sipas gazetës “Ouest France”.
Emri i David Henderson ishte në një plan fluturimi të paraqitur në aeroportin e Nantes të hënën – ditën e udhëtimit – përpara se të anullohej dhe të zëvendësohej nga David Ibbotson si pilot, njoftuan zyrtarët.
Ibbotson mendohet se të hënën është nisur me aeroplanin e vogël e vogël Malibu të regjistruar Piper PA-46 nga Nantes për në Cardiff. Ai qëndroi në Hotel Kyriad një natë, të shtunën dhe të dielën.
60-vjeçari nga Scunthorpe, Lincolnshire, kishte rezervuar një taksi për ta marrë atë nga hoteli i tij në aeroport, në orën 7:30 të hënën më 21 janar, në mënyrë që të merrte kontrollin e avionit Piper Malibu.
Por piloti i avionit anuloi taksinë herët në mëngjes dhe u kthye në dhomën e tij të hotelit ku qëndroi gjatë gjithë asaj dite. Ai pastaj u largua nga hoteli për në Nantes Bouaye Aeroport rreth orës 18:00 për fluturimin në mbrëmje.
“Z. Ibbotson më kërkoi që ta rezervoja një taksi për ta çuar në aeroport në orën 7:30 të hënën në mëngjes. Ai më tha se fluturimi nga Nantes në Cardiff ishte planifikuar të realizohej të hënë. Por të hënën në mëngjes, ai anuloi taksinë dhe rezervoi përsëri në hotel. Ai kaloi pjesën tjetër të ditës në dhomën e tij dhe u largua rreth orës 18.00”, tha një recepsionist i hotelit ku piloti qëndroj, për MailOnline.
Hoteli është më pak se tre kilometra nga Aeroporti Nantes Atlantique dhe është popullor me udhëtarët. Restoranti fqinj Les Champs d’Avaux është një nga më të preferuarit nga vendasit, si dhe mysafirët.
Nga ky restorant sqaruan për DailyMail: “Ai kishte një darkë në restorant të shtunën vonë. Por ai ishte vetëm. Ai piu pak verë. Unë nuk e kam parë atë me asnjë vizitor kur ai ishte këtu”.
Ndërkohë, mendohet se avioni është rrëzuar në Kanalin Anglez për shkak të akullit që mund të ketë bllokuar helikën ose krahët e mjeti ajror.
Pas një ore fluturim piloti i kërkoi kontrollit të trafikut ajror për tu ulur nga lartësia prej 5 mijë metër deri në 2,300.
Këtu, mendohet se mund të ketë kryer një përpjeke për të marrë ajër të ngrohtë pasi helika ose krahët mund të jenë mbuluar nga akulli. Por pak kohë më vonë, roja bregdetare e Guernsey u alarmua se avioni ishte zhdukur nga ekranet e radarëve.
Dyshimet janë të mëdha rreth kësaj ngjarje misterioze dhe e gjithë bota e futbollit po mban frymën për të mësuar fatin e Emiliano Salës, por deklarata e motrës së tij, e cila fajësonte mafien e futbollit për zhdukjen e vllait të saj, e ka shtuar edhe më tepër misterin.
Të tjera
-
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së për letrën e Gërvallës: Gabim politik dhe taktik
LDK-ja e konsideron të gabuar politikisht dhe taktikisht letrën e Gërvallës p...
-
Në Kuvend kalojnë shumica e marrëveshjeve ndërkombëtare
Pas një dakordimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe krerëve të Partisë Demokr...
-
Kuvendi nis me një minutë heshtje për Ukshin Hotin
Kuvendi i Kosovës ka nisur me një minutë heshtje për intelektualin, Ukshin Ho...
-
Rama fton qytetarët t’i vizitojnë parqet e kryeqytetit: Jemi duke punuar pa ndal në mirëmbajtjen e tyre
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka ftuar qytetarët që të viz...
-
Kurti: Serbia të dorëzojë në Kosovë terrὀristin Radoiçiqin
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nga Samiti i liderëve që p...
-
Varhelyi nga Mali i Zi: Plani i rritjes është duke u realizuar
Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi ka thënë se plani i rritjes...
-
Ministrja Gërvalla mban konferencë për media
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, do të mbajë sot konferencë pë...
-
Letra e Gërvallës, Agon Maliqi thotë se do të trajtohet si tallje nga ndërkombëtarët
Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi, ka shkruajtur në profilin e tij në...
-
Haki Abazi e shpall vdékjen e Qeverisë Kurti, hap “të pame” në Kuvend
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tani i pavarur, Haki Abazi, simbolikish...
-
Gjakovari arratiset pasi bën për spital gruan dhe djalin
Një grua ka raportuar në polici se një person ka ushtruar dhunë fizike ndaj s...
-
18 raste të dhúnës në familje brenda dy ditëve në Kosovë
Dhuna në familje vazhdon të mbetet njëri ndër problemet më serioze në shoqëri...
-
Çka thuhet në letrën e Gërvallës për Asociacionin që iu dërgua Këshillit të Evropës?
Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla, ka njoftuar se i ka dërguar nj...