Lajme

Flet ministri i ri i Inovacionit, jep disa premtime

Autori: Gazeta inFokus 23:18 | 17 July 2019

Ministri i sapo emëruar i Inovacionit, Muzafer Shala, ka pranuar sot detyrën dhe ka shpalosur në pika të shkurta vizionin e tij për drejtimin e këtij resori.

“Kosova sot më shumë se kurrë ka nevojë për fuqizim të ndërmarrësisë dhe inovacionit, si mundësi reale për zhvillim dhe prosperitet”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Shala thotë se Kosova ka talent dhe potencial, dhe sipas tij së bashku me ekipin e vet do të punojë drejt që ky potencial ta orientohet në zhvillim ekonomik dhe ngritje të mirëqenies.

-Advertisement-

“Do të kujdesem që startup-et inovative të kenë përkrahjen maksimale që ato të rriten e të gjenerojnë punësim dhe do të punoj fortë, që të ndërlidhim sa më shumë akademinë me ekosistemin e ndërmarrësisë në mënyrë që Kosova të bëhet qendër e inovacionit për Ballkan. Por në të njëjtën kohë, do të kujdesem që në të gjitha përpjekjet tona të jemi sa më transparent. Me besim te vetja, familja e shoqëria po nisim rrugën drejtë zhvillimit për një Kosovë ku mbështeten idetë e inovatorëve dhe ndërmarrësve të rinj. Problemet e vjetra do t’i mundim me ide të reja bashkë me djemtë e vajzat më të mirë të këtij vendi”, përfundoi ministri Shala.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera