Sport

Fjalët e para të Xhengis Rexhepit pas emërimit trajner te skuadra e Llapit

Autori: Gazeta inFokus 16:48 | 19 December 2018

Llapi ka arritur marrëveshje me trajnerin e mirënjohur nga Maqedonia, Xhengis Rexhepi i cili do ta drejtoj Llapin në pranverë, shkruan GazetainFokus.

Xhengis Rexhepi 36 vjeç, i lindur më 08.07.1982 në Tetovë të Maqedonisë është trajner i licencuar me ‘UEFA A Pro Licence’. Para se të emërohej kryetrajner i Llapit, Rexhepi ishte ndihmës trajner tek skuadra e Sivassporit në Turqi, ndërsa mban postin poashtu të ndihmës selektorit në Përfaqësueses së Maqedonisë.

Rexhepi premtoi punë profesionale, disiplinë dhe përkushtim për të arritur objektivat të cilat i ka Llapi dhe tha se ndihet i nderuar që do mbaj postin e Kryetrajnerit të një klubi të madh siç është Llapi. Poashtu ai kërkoi përkrahje maksimale nga simpatizuesit e klubit në të gjitha ndeshjet që rruga drejt titullit kampion të jetë më e lehtë dhe e arritshme. /GazetainFokus

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera