Sport

Fjalët e Armend Thaqit, si lojtar i Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 31 May 2018

Armend Thaqi, në dy vitet e fundit ka qenë mbrojtësi i djathtë më i mirë Superligë me skuadrën e Gjilanit, shkruan infokusi.

Thaqi sot është zyrtarizuar te skuadra e Prishtinës dhe ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin nga kryeqyteti.

Pas kalimit te skuadra e Prishtinës Armend Thaqi është shprehur.

-Advertisement-

“Vendosa të rikthehem për shkak kushteve të ofruara dhe normalisht pjesëmarrja në Kupat e Evropës. Prishtina ka qenë, por sidomos tash, do të jetë ekip jashtëzakonisht i mirë. Pres të vazhdoj me paraqitje të mira. Skuadra ka trajnerë që është e tepërt të flasim çka do më shumë, sepse ai është dëshmuar edhe në Kupat e Evropës dhe kuptohet së bashku për qëllim kemi që ekipi të ketë paraqitje sa më të mirë në Evropë dhe të rikthejmë titullin e kampionit.

“Po ashtu jam shumë i kënaqur që me mua është bashkuar edhe mbrojtësi e bashkëlojtari im Leotrim Bekteshi me të cilin kam kaluar 2 vite fantastike me të. Është djalë shembullor, profesionist i vërtet dhe shpresoj shumë që do të vazhdoj edhe me Prishtinën formën përformancën e lartë që ka tregu me Gjilanin”, ka mbyllur prononcimin, Armend Thaqi. /infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera