Fokus

Fitorja e shqiptarëve në Tuz, Jusuf Buxhovi thotë se s’ka vend për festë

Autori: Valon Rogova 12:26 | 04 March 2019

Publicisti dhe historiani Jusuf Buxhovi, për inFokus, ka thënë se është mirë që shqiptarët i bashkuan forcat mirëpo, siç shprehet ai, nuk ka nevoj për festë, shkruan inFokus.

“Mirë që kanë fitu shqiptarët aty, mirë që janë bashku forcat politike por nuk është mirë që shumë po i japin vrull të madh kësaj ngjarje me folklorizëm e patetizëm thua se, shqiptarët e fitun shtetin atje. Është veç një komunë e vogël”, tha Buxhovi.

Më tej, Buxhovi shtoi se shqiptarët, veçmas ata të Tuzit, duhet të jenë të kujdesshëm e të vëmendshëm sepse ajo që është fitu dje, mund t’humbet shumë lehtë.

-Advertisement-

Praktikë kjo, e njohur tashmë gjithandej trevave shqiptare.

 

“Ajo që është fitu dje, mund t’humbet shumë lehtë. Sikurse që ndodh tek shqiptarët në Kosovë, Shqipni e vecmas në Maqedoni e Mal të bastardohen nga mafia politike”, tha Buxhovi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera