Fokus

Fillon mësimi në disa shkolla të Kamenicës

Autori: Gazeta inFokus 09:44 | 06 September 2022

Në disa shkolla në Komunën e Kamenicës, komunë kjo që udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje, ka filluar procesi mësimor pas grevës katër ditore, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj komune, Lidiona Marovca e cila tha se në shkollën “Hasan Prishtina”, në fshatin Busavatë ka filluar procesi mësimor.

“Deri më tani nga vizitat që kemi bërë bashkë me kryetarin e Komunës, Kadri Rahimaj, kemi parë nga afër se ka filluar procesi mësimor në Shkollën e Mesme të Ulët “Hasan Prishtina”, në Busavatë, por jemi edhe duke vazhduar me vizita te tjera. Ka edhe shkolla ku ka filluar procesi mësimor në disa paralele, por në ndërkohë duke parë nga afër gjendjen do të marrim një shifër të saktë të shkollave që kanë filluar me mësimin”, ka thënë Marovca për Infokus.

-Advertisement-

Kujtojmë se të enjten e 1 shtatorit në këtë komunë nuk pati filluar mësimi dhe greva është respektuar nga mësimdhënësit.

Këtë për Infokus e pati konfirmuar nënkryetari i Kamenicës Faton Jakupi, i cili tha shkurt se “Shkollat janë në grevë”.

Derisa i pari kësaj komune, Kradri Rahimaj , në një konferencë të përbashkët të dielën me kryetarët e komunave që udhëhiqen nga Vetëvendosje bëri thirrje që mësimi të fillojë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera