Lajme

Fillon mbajtja e afatit të dytë të Provimit të Maturës Shteterore

Autori: Gazeta inFokus 11:01 | 27 August 2022

Sot ka filluar mbajtja e afatit të dytë të Provimit të Maturës Shtetërore, afat ky që mbahet për maturantët të cilët nuk kanë arritur pragun e kalueshmërisë në afatin e parë.

Ani pse mesimdhënësit kanë filluar grevën, në këtë ditë ata janë në rolin e administruesit.

Për t’u siguruar që gjithçka të jetë në rregull janë marrë masat e nevojshme duke mos u lejuar telefonët gjatë testimit, njofton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Testimit në afatin e dytë do t’i nënshtrohen mbi 5 mijë maturantë në gjithsej 59 qendra testimi.

Ndryshe, rezultatet e afatit të dytë të Provimit të Maturës Shtetërore pritet të shpallen më së largu me datën 07 shtator.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera