Fillon dëshmia e Gucatit në Hagë
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2021/12/Hysni-Gucati-600x360-1.png)
Autori: Gazeta inFokus
12:37 | 06 December 2021
Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka filluar dëshmia e ish-kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati. Ai ka bërë deklaratën e tij të betimit dhe fillimisht do t’u përgjigjet pyetjeve të avokatit mbrojtjes për të vazhduar pastaj me pyetjet e Prokurorisë.
Dëshmia e Gucatit para trupit gjykues pritet të zgjasë dy ditë.
“Deklaroj solemnisht se do të them të vërtetën, krejt të vërtetën dhe vetëm të vërtetën dhe nuk do të mbaj të fshehur asgjë për të cilën kam dijeni. Betohem në plagët e mija të trupit që vetëm të vërtetën do ta them”, ka thënë Gucati.
Në gjykimin ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të luftës së UCK-së, ka filluar sot paraqitja e provave dhe dëshmitarëve nga ana mbrojtjes, përfshirë edhe vet Gucatin si dëshmitar.
Hysni Gucati e Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 dhe prej atëherë po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë.
Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK, dhe bërja publike e kësaj ngjarje nga krerët e organizatës, është arsyeja pse po gjykohen Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.
Mbi ta rëndojnë akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/12/414852708_7280633965309387_5391335122745764068_n-1130x635-1.jpg)
Të tjera
-
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës shpreh ngushëllime për vdekjen e Sylë Tahirsylajt
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e...
-
Rashiq: Jam i gatshëm të përfshihem në hartimin e draftit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq është i gatshëm të përfshihet...
-
Katër dëshmitarë për akuzat ndaj Tefik Mustafës, njëri ka dëshmuar, avokati i tij jep detaje
Kosovari Tefik Mustafa u ndal dhe u arrestua me 1 qershor nga autoritetet ser...
-
Mbështeti Serbinë në Euro2024, Abazoviq: Deklarata është keqkuptuar dhe nxjerrë nga konteksti
Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka thënë se deklarata e tij p...
-
Kryeministri serb në Greqi, sonte takohet me Lajçakun
Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, do të marrë pjesë në konferencën dyd...
-
Policia e Rozhajës e kap një shtetas të Kosovës, i kishte dërguar gruan dhe katër fëmijë për të kërkuar lëmoshë në rrugë
Oficerët e Qendrës Rajonale të Sigurisë “Veri” në kuadër të aksionit policor ...
-
Për pesë muaj, Shqipëria vizitohet nga 21 milionë turistë zviceranë
Revista Migros zbulon për publikun zviceran, Shqipërinë si një destinacion i ...
-
Drejtori i Doganës tregon se a ka kontrabandë me ar më nga Serbia
Drejtori i Doganës në Kosovë, Agron Llugaliu ka deklaruar se në dy vitet e fu...
-
Mbappe kërkon votë kundër Le Pen në zgjedhje: Situata në Francë, më e rëndësishme sesa ndeshja kundër Austrisë
Kapiteni i Francës, Kylian Mbappe është ndalur të flasë për trazirat politike...
-
Liderët e BE-së pritet të diskutojnë emrat e rinj në krye të institucioneve të bllokut
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian, do të mblidhen në mbrëmjen e së hënë...
-
Federata e Futbollit serb kërkon heqjen e akreditimit për gazetarin kosovar
Federata e Futbollit të Serbisë (FFS) ka kërkuar nga shërbimi mediatik i Bash...
-
Stoltenberg: NATO po diskuton për të vendosur armët bërthamore në gjendje gatishmërie për shkak të kërcënimit rus
NATO flet për vendosjen e një numri më të madh të armëve bërthamore, heqjen e...