Lajme

Ferizaj: Burri e merr me dhunë ish-bashkëshorten në shtëpinë e familjes së saj

Autori: Gazeta inFokus 12:57 | 03 September 2022

Një burrë në Ferizaj mbrëmjen e së premtes ka hyrë me forcë në shtëpinë e familjes së ish-bashkëshortes së tij, duke e demoluar shtëpinë, dhe më pas duke marrë me dhunë ish-gruan, me të cilën ishte shkurorëzuar.

Burri më pas është larguar në drejtim të panjohur. Ankesën në polici e ka bërë nëna e gruas së grabitur.

I dyshuari po ashtu ka sulmuar fizikisht vëllain e mitur të ish-bashkëshortes.

-Advertisement-

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se ish dhëndri i saj, i dyshuari mashkull kosovar, me forcë ka depërtuar në shtëpinë e saj dhe duke demoluar shtëpinë e ka sulmuar djalin e saj të mitur dhe e ka marr me dhunë ish bashkëshorten e tij me të cilën ishte e ndarë (vajzën e ankueses) dhe është larguar në drejtim të panjohur, rasti në procedurë hetimore”, njofton policia

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera