Lajme

Ferat Shala bën thirrje të votohet propozimi për formimin e Komisonit hetimor për Energjinë Elektrike

Autori: Gazeta inFokus 12:25 | 28 April 2022

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka bërë thirrje që të votohet sot në seancën e Kuvendit të Kosovës propozimi i 40 deputetëve për caktimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës.

“Kërkesa jonë është e ligjshme, e drejtë dhe e bazuar në fakte. Vetëm në tre muajt e fundit kemi shtuar eksportin e energjisë elektrike, kemi eksportuar më shumë se sa kemi importuar, kemi një disbalanc të madh”.

“Duhet të hetohet nepotizimi dhe ndërhyrjet e fundit në tregun energjetik, kërkoj që kjo të votohet dhe të mbyllet kjo çështje”, ka thënë Shala.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera