Detaje të padëgjuara – Nga dita e parë në burg deri te misteri i arratisjes tragjike të Faton Hajrizit
Autori: Gazeta inFokus 07:19 | 08 August 2024
Faton Hajrizi, një emër i njohur në Kosovë për përpjekjet e tij për të shpëtuar nga burgjet dhe vuajtjet që ka kaluar, ka lënë një ndikim në shoqërinë kosovare.
I lindur në Skenderaj, Hajrizi u dënua në vitin 2000, në moshën 15 vjeçare, për vrasjen e një ushtari rus. Pas këtij dënimi, ai kaloi më shumë se 20 vjet në burg, duke përjetuar dhunë fizike dhe psikike.
Dokumentari i përgatitur për emisionin “Mendje kriminale”, për këtë periudhë të jetës së Hajrizit, nuk kishte për qëllim ta glorifikonte atë, por të ilustronte realitetin e dhunshëm dhe brutal të sistemit të burgjeve të Kosovës.
Edhe pse arratisjet e tij nga burgu ishin spektakolare, historia e tij është e mbushur me detaje të dhimbshme që reflektojnë një realitet të rëndë dhe shpesh të pamohueshëm.
Në vitin 2000, Hajrizi, vetëm 15 vjeç, u dërgua në burgun e Mitrovicës së Veriut. Atje, ai përjetoi një trajtim të tmerrshëm e të përgjakshëm që e shtyu në arratisje. Në një rast, ai planifikoi arratisjen e tij, por shoku i tij e raportoi atë dhe Hajrizi u dërgua në vetmi.
Edhe kësaj radhe përpjekja për ta mbajtur të mbyllur e në vetmi dështoi.
Saktësisht në orën 13:00, në mes të ditës, Faton Hajrizi arratiset nga burgu në veri të Mitrovicës.
Dhuna, dhuna, dhuna, kjo ishte arsyeja që Fatoni thoshte se e kishte shtyrë të marrë arratinë.
“E kisha zorin se u malltretojsha si fmi, atëherë kam ikur në fillim të marsit se unë në fund të janarit e kam kryer vrasjen kam ikur brej burgut kam qëndruar në arrati 2-3 muaj më kanë kapur qitu në Gurakoc KFOR-I spanjoll me karabinier bashkë”, ka thënë ai.
Fatoni po e konfirmon pikërisht atë që e thonë të burgosurit tjerë.
“Nga stafi edhe të dënuarit, provokohen fyhen injorohen qëllimit që me ardh te ajo që i dënuari me bo shkelje që të dënuarit me ia heq të gjitha beneficionet… Kam pasur raste po nuk du me u lëshu në emra që bijnë në provokime sepse` burgur është një ambient i izoluar edhe janë momente shumë të dobëta”, ka deklaruar Ibrahim Berisha – Ish i burgosur.
Pra kur të burgosurit janë në përfundim të vuajtjes së dënimit, sfidohet durimi i tyre, tash sa durojnë ata varet nga ta.
Për më shumë se një dekadë, Hajrizi bëri përpjekje të vazhdueshme për të shpëtuar nga burgu, përfshirë arratisjet e tij të njohura nga burgu i Dubravës, ku ai ishte i njohur për aftësitë e tij për t’u shpëtuar.
Pjesë të këtyre arratisjeve ishin edhe të mbushura me momente dramatike dhe herë pas herë, edhe komedi. Një rast, për shembull, përfshinte një përpjekje për të arratisur përmes një dritareje të thyer dhe një tjetër përmes ullukëve të ujit.
Në korrik 2024, Hajrizi u arratis për herë të fundit nga burgu i Smrekonicës, duke i dhënë fund një periudhe të gjatë dhe të dhimbshme të burgosjes. Ky rast ka sjellë përplasje dhe tension në mediat serbe, duke përfshirë akuzat për një vrasje të kryer nga Hajrizi në Serbi.
Më pas nga ministri i Brendshëm serb erdhi deklarata se Faton Hajrizi u vra në Serbi, ndonëse nuk është konfirmuar identiteti i saktë i viktimës.
E gjithë ngjarja po zhvillohej në Lloznicë, qyetëzë në kufi mes Serbisë e Bosnje-Hercegovinës. Por, sërish nuk pati një qartësi të plotë, nëse ishte vërtetë ai Faton Hajrizi.
Një prej elementeve identifikuese që e karakterizon njeriun, janë shenjat e gishtrinjëve. Por, në rastin konkret, duket se nuk po mjaftojnë për kryer identifikim të qindpërqind.
Andaj, është kërkuar edhe një strisho e nënës së Faton Hajrizit.
Edhe kur ka kaluar gjithë kjo kohë, mbi misteret që e karakterizojnë këtë ngjarje, nuk është hedhur dritë.
Të tjera
-
Tentoi me dhụnë t’i detyrojë punëtorët ta ndalojnë punën, arrestohet
Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet se përmes presionit...
-
Dyshohet se rrạhụ një grua shtetase të huaj, arrestohet
Një burrë është arrestuar pasi dyshohet se ka rrahur një grua shtetase të hua...
-
Vdẹs një burrë në spitalin e Prizrenit, ishte rrëzuar nga shkallët
Një burrë nga Prizreni ka vdekur gjatë ditës së enjte për shkak të lëndimeve ...
-
Bastisjet në Leposaviq, Policia konfiskon rreth 6 milionë dinarë, 57 mijë dollarë, 11 mijë euro e 3 mijë franga
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me bastisjet që janë kryer dje në dy...
-
Ambasada e ShBA-së mirëpret aktakuzën për rastin Banjska, kërkon durim deri në trajtimin e tij
Të mërkurën (11 shtator), Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ngriti ...
-
Policia apel qytetarëve, të jenë të kujdesshëm gjatë ngasjes në ditët me shi
Policia e Kosovës u ka bërë apel shoferëve të jenë të kujdesshëm gjat...
-
Vdẹs zyrtari i Policisë së Kosovës në moshën 52-vjeçare
Zyrtari i Policisë së Kosovës, Ahmet Rrahmani nga fshati Shupkovc i Mitrovicë...
-
Rohde uron Osmanin për “M100 Media Award”, “liria e medias duhet të ruhet”
Presidentja Vjosa Osmani, dje është nderuar me çmimin “M100 Media Award”, çmi...
-
Gjermani: Mungesë personeli në sistemin e shërbimit mjekësor
Gjermania përballet me një mungesë prej rreth 25 mijë profesionistësh të kujd...
-
Gjilan: Arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë gjyqësore
Policia e Kosovës ka arrestuar sot një 48-vjeçar me inicialet Z.H., i cili is...
-
Bora e parë në mes të shtatorit në Ballkan bie në Slloveni
Vala e ftohtë e Atlantikut mbi Evropë po lëviz drejt lindjes, ku bora e parë ...
-
Pse CEFTA është e rëndësishme për Kosovën?
“Nga një industri e brishtë dhe relativisht e pazhvilluar prodhuese, Kosova s...