Goditi me grusht kryeministren daneze, agresori polak “çudit dynjanë”: Nuk e mbaj mend, isha i dehur
Autori: Gazeta inFokus 10:05 | 08 August 2024
Një polak është shpallur i pafajshëm për goditjen me grusht kryeministres të Danimarkës, Mette Frederiksen duke thënë se ai ishte shumë i dehur për të kujtuar incidentin.
I dyshuari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për shkak të kufizimeve ligjore, ka dalë në gjyq në kryeqytetin danez, Kopenhagen, i akuzuar për dhunë ndaj një nëpunësi publik, si dhe për disa akuza për ekspozim të pahijshëm dhe mashtrim në lidhje me incidente të tjera, shkruan BBC.
Frederiksen pësoi lëndime të lehta në qafë dhe në shpatull si pasojë e sulmit, i cili ndodhi vetëm tri javë pasi kryeministri sllovak Robert Fico u plagos rëndë në një atentat.
39-vjeçari tha në gjykatë se kishte kaluar një ditë të keqe kur u përball me zonjën Frederiksen në Kopenhagen në qershor, vetëm dy ditë para zgjedhjeve të Parlamentit Evropian.
“Unë jam duke qëndruar ballë për ballë me zonjën kryeministre, [atëherë] nuk më kujtohet asgjë tjetër derisa u arrestova”, tha ai.
Frederiksen, e cila u godit me grusht në shpatull, mundi të largohej nga vendi i ngjarjes pa ndihmë.
Ajo tha në atë moment se ishte “tronditur” nga ngjarja, por ishte “mirë”. Pas incidentit kryeministrja u dërgua në spital për një kontroll dhe më pas u tërhoq nga dita e fundit e fushatës për zgjedhjet europiane. Ajo nuk do të thirret si dëshmitare në gjyq.
Por një nga truprojat e saj ka dëshmuar, duke thënë se burri i është afruar në një rrugë të populluar, i ka thënë diçka të pakuptueshme dhe më pas i ka dhënë “një grusht të fortë në shpatull”.Frederiksen, 46 vjeçe, është udhëheqëse e Social Demokratëve të Danimarkës, partia më e madhe në qeverinë e koalicionit të Danimarkës. Ajo mori detyrën në vitin 2019, duke e bërë atë kryeministren më të re në historinë daneze.
Të tjera
-
Vdẹs një burrë në Prizren, ishte rrëzuar nga shkallët
Një burrë nga Prizreni ka vdekur gjatë ditës së enjte për shkak të lëndimeve ...
-
Bastisjet në Leposaviq, Policia konfiskon rreth 6 milionë dinarë, 57 mijë dollarë, 11 mijë euro e 3 mijë franga
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me bastisjet që janë kryer dje në dy...
-
Ambasada e ShBA-së mirëpret aktakuzën për rastin Banjska, kërkon durim deri në trajtimin e tij
Të mërkurën (11 shtator), Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ngriti ...
-
Policia apel qytetarëve, të jenë të kujdesshëm gjatë ngasjes në ditët me shi
Policia e Kosovës u ka bërë apel shoferëve të jenë të kujdesshëm gjat...
-
Vdẹs zyrtari i Policisë së Kosovës në moshën 52-vjeçare
Zyrtari i Policisë së Kosovës, Ahmet Rrahmani nga fshati Shupkovc i Mitrovicë...
-
Rohde uron Osmanin për “M100 Media Award”, “liria e medias duhet të ruhet”
Presidentja Vjosa Osmani, dje është nderuar me çmimin “M100 Media Award”, çmi...
-
Gjermani: Mungesë personeli në sistemin e shërbimit mjekësor
Gjermania përballet me një mungesë prej rreth 25 mijë profesionistësh të kujd...
-
Gjilan: Arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë gjyqësore
Policia e Kosovës ka arrestuar sot një 48-vjeçar me inicialet Z.H., i cili is...
-
Bora e parë në mes të shtatorit në Ballkan bie në Slloveni
Vala e ftohtë e Atlantikut mbi Evropë po lëviz drejt lindjes, ku bora e parë ...
-
Pse CEFTA është e rëndësishme për Kosovën?
“Nga një industri e brishtë dhe relativisht e pazhvilluar prodhuese, Kosova s...
-
Ushtarët gjermanë të KFOR-it kanë kryer dje trajnime për kontrollin e trazirave
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka mbajtur dje një trajnim për kontrollin...
-
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken : Punëtorët e OKB-së duhet të mbrohen
Punëtorët e OKB-së duhet të mbrohen, tha sekretari amerikan i shtetit Antony ...