Deri me tani 5,588 patentë-shoferë ilegalë u konvertuan në RKS, afati deri të nesër
Autori: Gazeta inFokus 07:11 | 08 August 2024
Qytetarët serbë në veri të Kosovës po vazhdojnë me intensitet konvertimin e patentë-shoferëve të lëshuar nga autoritetet ilegale në lejet zyrtare të Republikës së Kosovës.
Nga data 10 maj e deri më dje (e mërkurë), 7 gusht janë lëshuar 5,588 patentë-shoferë të rinj.Sipas zëvendësdrejtorit të policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, vetëm dje janë lëshuar 273 patentë-shoferë
Elshani raportoi se në Leposaviq janë dhënë 109 leje, në Mitrovicën Veriore 51, në Zveçan 48 dhe në Zubin Potok 33.
Afati zyrtar për konvertimin e lejeve po i afrohet fundit, me vetëm dy ditë të mbetura deri më 9 gusht.
Pas kësaj date, çdo qytetar serb i ndaluar nga policia pa një leje zyrtare të Republikës së Kosovës do të konsiderohet se po vozit pa patentë-shoferë.
Ligji parasheh një gjobë prej 500 deri në 1,500 euro për shkeljen e këtij rregulli.
Autoritetet e Kosovës nuk i njohin dokumentet e lëshuara nga Serbia për qytetet e Kosovës.
Megjithatë, në disa raste ato “tolerohen”, për shkak se procesi i integrimit të serbëve në sistemin e Kosovës nuk është përfunduar plotësisht.
Nga ana tjetër, Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 2008, dhe nuk është ndalur asnjëherë së lëshuari dokumente për territorin e Kosovës.
Autoritetet serbe i lëshojnë këto dokumente prej qyteteve të ndryshme të Serbisë.
Në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, të dyja palët kanë arritur marrëveshje për njohjen e dokumenteve personale, por nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë me dokumentet e lëshuara nga Serbia për serbët që banojnë në Kosovë.
Prandaj, palët shpesh interpretojnë ndryshe-ndryshe marrëveshjen e Brukselit
Të tjera
-
Kosova shpreh gatishmëri për ta ndihmuar Çekinë e cila po përballet me vërshime
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka shprehur gatishmërinë e K...
-
Al Jazeera raporton për hapjen e Urës së Ibrit, thotë se QUINT-i dhe KFOR kundërshtuan fortë
Çështja e hapjes së Urës së Ibrit, çdo herë merr vëmendjen e mediave ndërkomb...
-
Kurti shkon për vizitë te familja e Mikullovcit në përvjetorin e vdekjes: I paharruar e i nderuar gjithmonë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka shkuar në vizitë familjes së të ndje...
-
Haradinaj kujton Betejën e Kaqanollit: Ishte ndër betejat më të rëndësishme të UÇK-së
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujt...
-
Vulin: S’duhet të anëtarësohemi në BE nëse na kërkohet njohja e Kosovës, duhet të forcohemi ushtarakisht
Zëvendëskryeministri i Serbisë Aleksandar Vulin ka kërkuar që rruga e Serbisë...
-
Pesë të lënduar në aksidentin në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, dy automjete të përfshira
Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mesditë ndërmjet dy au...
-
Rama paralajmëron bizneset për vitin tjetër: S’ka plazhe për restorantet, shezllone për hotelet vetëm për aq sa kanë dhoma
Nga viti tjetër turizmi shqiptar do jetë përballë ndryshimeve thelbësore. Kry...
-
Kurti: Pabarazia gjinore të luftohet, e kemi obligim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se çdo diskriminim ndaj grave du...
-
“Shkoni hapeni Urën pa KFOR-in”: Ramadani reagon pas sulmeve që Feraj i Kurtit i bëri Haradinajt
Hysamedin Feraj, i njohur për logjikë të pervertuar në komentimin e ngjarjeve...
-
Bien temperaturat, parashikimi i motit për javën e ardhshme
Në Kosovë për pesë ditët e ardhshme do të mbajë mot me diell, vranësira të sh...
-
Sulmòhet një polic brenda stacionit policor Jugu në Prishtinë
Rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kanosje serioze dhe sulme fizike...
-
Bastisja e FBI-së, Melania Trump akuzon qeverinë amerikane për shkelje të privatësisë
Ish-zonja e parë Melania Trump të shtunën akuzoi qeverinë amerikane për shkel...