Fun & Video

FBI ka publikuar emrat e shtatë hakerëve më të kërkuar rusë

Autori: Gazeta inFokus 10:18 | 11 October 2018

Zyra Federale hetuese amerikane (FBI) ka zbuluar shtatë hakerët më të kërkuar rusë pasi që spiunë te shërbimit informativ rus GRU, të dëbuar nga Holanda, pa dashje kanë zbuluar emrat e 300 agjentëve nga Kremlini, transmeton Koha.net.

Siç është theksuar në Washington, përcjell al jazeera, fjala është për hakerët që mund të jenë të armatosur dhe të rrezikshëm”.

Operativistë e Qeverisë ruse akuzohen për hakerim të rrjeteve kompjuterike të organizatave të ndryshme në përpjekje për të ndaluar skandalin e dopingut të atletëve rusë.

-Advertisement-

Të akuzuar janë Dmitrij Badin, Artem Malishev, Aleksej Minin, Aleksej Morenets, Evgenij Serebrjakov, Oleg Sotnikov dhe Ivan Jermakov.

Siç është theksuar, ata duhet të konsiderohen të jenë të armatosur e të rrezikshëm dhe mund të përbëjnë “rrezik ndërkombëtar”, shkruan në fletë arrestin e FBI-së.

Mndohet se ata janë e njësisë së supozuar për sulme kibernetike e kryetarit rus Vladimir Putin.

Agjencia hulumtuese gazetare Bellingcat, e cila e ka zbuluar identitetin e saktë të atyre që e kishin helmuar ish – agjentin e dyfishtë rus Sergej Skripal dhe vajzën e tij Julia, kanë publikuar se dy nga katër rusët të cilët në prill u dëbuan nga Holanda, janë regjistruar si banues në Akademinë Ushtarake të Moskës i GRU.

Automobili i markës Lada të Aleksej Morenec, njëri nga katër të dëbuarit po ashtu është e regjistruar në adresën e njësisë për hakerët GRU, afër Akademisë Ushtarake.

Hetuesit kanë thënë se me gjurmimin e veturave të tjera të regjistruar në këtë adresë, janë identifikuar 305 anëtarë të tjerë të njësisë 26165, e akuzuar për kryerjen e sulmeve hakerike nëpër gjithë botën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera