Faturat e energjisë për muajin mars, KESCO del me një njoftim të rëndësishëm
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/03/Screenshot_8-3-847x460.png)
Autori: Gazeta inFokus
17:41 | 20 March 2022
KESCO ka njoftuar se faturat e muajit mars do të njehsohen plotësisht me tarifa të reja, gjë që bën se konsumi do të ndahet në dy blloqe, 0-800kWh dhe më i lartë se 800kWh. Po ashtu ndarja do të bëhet në dy intervale ditore, ditë dhe natë.
Tashmë dihet se konsumi në bllokun e parë prej 0-800kWh do të jenë me tarifat e njëjta ndërsa konsumi mbi 800kWh do të faturohet me tarifa të reja, shkruan lajmi.net.
“Në bazë të vendimit të ZRRE-së, konsumi juaj do të ndahet në dy blloqe, 0-800kWh dhe më i lartë se 800kWh, dhe në dy intervale ditore, ditë e natë, të dhëna këto që do të paraqiten në faturën tuaj në katër rubrika. Tashmë dihet se konsumi në bllokun e parë prej 0-800kWh do të faturohet me të njëjtat tarifa, ndërsa konsumi mbi 800kWh do të faturohet me tarifa të reja. Pra, me tarifa të rritura do të paguhet vetëm pjesa mbi këtë shpenzim. Nëse një konsumator ka shpenzuar gjithsej 900kWh, atëherë ai do të paguajë 800kWh me bllokun e parë, ku çmimet janë të pandryshuara dhe 100kWh me tarifën e lartë, të dyja të ndara edhe brenda konsumit ditë/natë.”
KESCO ka bërë të ditur se mbi 78 për qind e konsumatorëve nuk do të preken nga rritja e tarifave, kjo pasi kanë shpenzime më të vogla.
“Bazuar në rezultatet e parashikuara, mbi 78 për qind e konsumatorëve nuk do të preken fare nga rritja e tarifave. Kjo, pasi kanë shpenzim më të vogël mujor se bllok-tarifa.”
Lexoni komunikatën e plotë:
KESCO njofton se faturat e muajit mars do të njehsohen plotësisht me tarifa të reja, në bazë të vendimit të marrë nga ZRRE. Si rrjedhojë, fatura do të jetë shumë më e thjeshtë për t’u kuptuar.
Në bazë të vendimit të ZRRE-së, konsumi juaj do të ndahet në dy blloqe, 0-800kWh dhe më i lartë se 800kWh, dhe në dy intervale ditore, ditë e natë, të dhëna këto që do të paraqiten në faturën tuaj në katër rubrika. Tashmë dihet se konsumi në bllokun e parë prej 0-800kWh do të faturohet me të njëjtat tarifa, ndërsa konsumi mbi 800kWh do të faturohet me tarifa të reja. Pra, me tarifa të rritura do të paguhet vetëm pjesa mbi këtë shpenzim. Nëse një konsumator ka shpenzuar gjithsej 900kWh, atëherë ai do të paguajë 800kWh me bllokun e parë, ku çmimet janë të pandryshuara dhe 100kWh me tarifën e lartë, të dyja të ndara edhe brenda konsumit ditë/natë.
Në faturën e konsumatorit do të shënohet përllogaritja e parë me A1/B1, që përfaqëson tarifën e lartë, në bllokun deri në 800kWh. Pra, do të llogariten aq sa ka shpenzuar kryesisht gjatë ditës, që në stinën e dimrit është nga ora 7:00 e mëngjesit deri në orën 22:00. Ndërsa shpenzimet e bëra nga konsumatorët pas orës 22:00 deri në orën 7:00 paraqiten me kodin A2/B1. Kjo paraqet tarifën e ulët, që është bindshëm më e lira në Evropë dhe ndër më të lirat në botë.
Konsumi nga 801kWh e tutje në tarifën e lartë, shembull gjatë ditës do të shënohet me A1/B2, ndërsa konsumi në tarifën e ulët shënohet me kodin A2/B2. Pas procesit të leximit, konsumi për bllok do të llogaritet me çmimet përkatëse. Fatura përfundimtare do të kalkulohet duke shtuar edhe tarifën fikse, që për konsumatorët e amvisërisë është 1.74 euro dhe TVSH-në në shumën 8 për qind.
Bazuar në rezultatet e parashikuara, mbi 78 për qind e konsumatorëve nuk do të preken fare nga rritja e tarifave. Kjo, pasi kanë shpenzim më të vogël mujor se bllok-tarifa.
Sa u përket atyre të cilët e kalojnë bllok-tarifën, KESCO apelon që të kursejnë maksimumin, për t’ia lehtësuar barrën vetes dhe sistemit elektroenergjetik të vendit në këtë kohë krize, kur çmimet në tregun ndërkombëtar kanë arritur shifra marramendëse.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-oksigjenni.png)
Të tjera
-
Për 24 orë policia shqipton mbi 600 gjoba në trafik
Policia e Kosovës ka shqiptuar mbi mbi 648 gjoba trafiku vetëm në 24 orët e f...
-
MSH-ja anuloi listën e çmimeve të barnave pasi u vërejtën probleme, opozita e akuzon për keqpërdorime
Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim për anulimin e listës së çmimeve të ...
-
Konjufca për ndarjen nga jeta të Tahirsylës: Ishte një emër i shquar i meteorologjisë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca u ka shprehur ngushëllime fami...
-
Rashiq: Jam i gatshëm të përfshihem në hartimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq është i gatshëm të përfshihet...
-
Ende pa njohje nga Kenia, Presidentja Osmani takon për të treten herë Presidentin Ruto
Kenia ka njohur vitin e kaluar pasaportën e Kosovës, ndërsa është diskutuar e...
-
Një grua goditet nga vetura në Zubin Potok
Një burrë duke drejtuar makinën e tij ka goditur një këmbësore në Zupqe të Zu...
-
Vd*es personi që ishte goditur nga një veturë para 5 ditësh në Gjakovë
Një person që ishte goditur nga vetura në Gjakovë më 12 qershor, ka vdekur dj...
-
I nxehti afrikan këtë javë ‘përvëlon’ Shqipërinë, temperaturat pritet të shkojnë deri në 43 gradë
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak në Shqipëri ka paraqutur tabelën me temperatu...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Llapushnik të Drenasit
Një person është gjetur pa shenja jete në Llapushnik të Drenasit. Vdekjen ...
-
Një tërmet i fortë godet Gjeorgjinë
Tërmeti me magnitudë 4.5 sipas shkallës Rihter goditi Gjeorgjinë të dielën në...
-
Scholz e mbështet Bidenin: Është një nga politikanët më me përvojë në botë
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka shfaqur mbështetje dhe besim të fortë në udh...
-
Thaçin e vizitoi i vëllai për Bajram: Të fala keni nga Haga
Edhe pse ju mungon liria, pasi që po mbahen që afër 4 vjet në paraburgim në H...