Familjarët refuzuan takimin, Haxhiu: Derën e kanë të hapur, i përgëzoj qytetarët për protesta
Autori: Gazeta inFokus
13:32 | 25 September 2026
Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se familjarët e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë kanë refuzuar ftesën e saj për takim, vendim të cilin ajo ka theksuar se e respekton plotësisht.
Haxhiu theksoi se synimi i kësaj ftese ishte që nga niveli më i lartë shtetëror të shprehej mbështetja institucionale për nevojat dhe kërkesat e këtyre familjeve në këtë moment të ndjeshëm.
Arsyeja pse kam konsideruar që është e rëndësishme të takohem me familjarët, sepse vlerësoj që në situatën në të cilën jemi, po flas për institucionin e Presidencës, të takohet me familjarët dhe të shpreh mbështetjen tonë për kërkesat dhe nevojat e tyre. Ata nuk kanë dashur, e respektoj vendimin e tyre”, ka thënë Haxhiu.
Ajo ka ripërsëritur gatishmërinë e saj për të qenë pranë tyre në çdo kohë dhe formë:
Jam e gatshme t’i pres në çdo moment që ata dëshirojnë ose të shkoj në vizita familjare. Kam zgjedhur që paraprakisht t’i pres në institucion, që të dërgojmë mesazh institucional”.
Po ashtu, u.d. e Presidentes ka shprehur përkrahje të qartë për reagimin qytetar dhe tubimet që po mbahen ditëve të fundit në kundërshtim të vendimit të Gjykatës Speciale.
I mbështes protestat qytetare, do të shqetësohesha që pas vendimit në Hagë të mos kishte protesta. I përgëzoj qytetarët”, përfundoi Haxhiu.

T� tjera
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Të mërkurën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe mëngjesit, ...
-
Kurti i publikon pamjet kur me gruan e tij takojnë çiftin presidencial francez para darkës në Elysee
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me bashkëshorten e tij Ritën, ...
-
Haziri: LDK-ja e ka humbur pragmatizmin, kemi marrë shuplakë elektorale
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se...
-
Elshani viziton njësitë kufitare, në fokus siguria dhe sfidat në terren
Drejtori i Departamentit për Kufi në Policinë e Kosovës, nënkolonel Veton Els...
-
Zemaj: Për dallim nga politika e jashtme, drejtësia, shëndetësia dhe zhvillimi ekonomik nuk mbulohen me propagandë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka kritikuar qeveris...
-
Çitaku: Financimi për Apel është siguruar, kërkesa e mbrojtjes ka qenë 150 mijë euro në muaj për çlirimtarët tanë
Ushtruesja e Detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka folur për rasti...
-
Kosova i bashkohet Deklaratës Politike për mbrojtjen e fëmijëve, në Samitin e Parisit
Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se Republika e Kosovës i është bash...
-
Konsullata e Kosovës në New York mbyllet të mërkurën, njofton qytetarët për rastet emergjente
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York do të jetë e mb...
-
3,500 zogj brojlerë, therje hallall dhe mish i freskët- njihuni me fermerin nga Drenasi
Në fshatin Krajkovë të Drenasit, fermeri Xhemajl Bytyqi ka ndërtuar një vepri...
-
VV-ja kërkon nga Prokuroria hetimin e Ramës për mbi 2 milionë eurot e shpenzuara jashtë destinimit
Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prishtinë, ka reaguar pas gjetjeve të Zyrës K...
-
Hegseth përmend Kosovën, teksa mbrohet pas nismës për shkarkimin e tij
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, përmendi ndërhyrjen ushtarake n...
-
Bogujevci: Projekti kryesor i Teatrit të Operës dhe Baletit, drejt finalizimit
Ministrja e Kulturës dhe Turizmit në Kosovë, Saranda Bogujevci, ka bërë të di...

































