Sport

F1, në Spanjë me një risi. E zbulon Mercedesi

Autori: Gazeta inFokus 13:15 | 10 May 2017

Një detaj i vogël, por një risi e madhe. Mercedesi është i pari që zbulon atë që do të shohim në garat e ardhshme të Formulës 1, duke nisur nga fundjava e Çmimit të Madh të Spanjës.

Në Barcelonë pritet të hyjë në fuqi rregulli i ri, që parashikon shkrimin e numrit dhe emrit të pilotit mbi çdo njëvendëshe me gërma e shifra më të mëdha nga ç’kanë qenë në të kaluarën.

Numrat duhet të jenë të gjatë të paktën 230 milimetra, ndërsa emrat, edhe nëse do të shkruhen të shkurtuara me iniciale, do të duhet të jenë të paktën 150 milimetra të gjatë mbi çdo makinë të skuderive të Formulës 1.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera