Sport

F1, Hamilton niset i pari në Belgjikë, barazon legjendën Schumacher

Autori: Gazeta inFokus 15:11 | 26 August 2017

Britaniku Lewis Hamilton ka arritur një “pole position” historik në Belgjikë, duke barazuar me 68 të tillë legjendën e Formula 1, Michael Schumacher.

Britaniku ishte më i shpejti në provat zyrtare me kohën 1:42:553, ndërsa menjëherë pas tij do të niset Vettel. Edhe radha e dytë e nisjes do të ndahet mes Mercedes dhe Ferrarit, përkatësisht Bottas e Raikkonen.

Kjo garë do të jetë e 100-ta në karrierë për britanikun Hamilton.

-Advertisement-

Gara e Çmimit të Madh të Belgjikës do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 14:00 dhe do të transmetohet në Top Channel.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Udhëtoni drejt Berlinit me PrishtinaTicket me çmime speciale!
-Advertisement-

Të tjera