Escobar: Serbia e Bosnja kanë premtuar se s’do të lejojnë konflikte në Ballkan
Autori: Gazeta inFokus 20:28 | 10 April 2022
I dërguar Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se i inkurajon të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor për t’u angazhuar drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Po ashtu, ai ka thënë se nuk beson që një konflikt mund të shpërthejë në Ballkan.
Kur është pyetur nëse beson që jostabiliteti, pas luftës në Ukrainë, mund të shpërndahet edhe në Ballkan, Escobar është përgjigjur shkurt: “Në të vërtetë, jo.”
Escobar është shtyrë më tej që të flasë për këtë çështje, duke u pyetur pse mendon kështu, transmeton Gazeta Express.
“Arsyeja është pjesërisht edhe sepse shtetet e këtij rajoni janë zotuar që të mos e lejojnë të ndodhi kjo gjë. Ky premtim është dhënë nga të gjitha shtetet, përfshirë Serbinë dhe Bosnjë Hercegovinën”, ka thënë Escobar.
Ai ka thënë se SHBA është e fokusuar që të zgjidhë problemet e Ballkanit Perëndimor.
“Ndonëse shumë shtete në Ballkanin Perëndimor janë të cenueshme, mendoj se vëmendja që po i jep BE-ja dhe SHBA-ja, do të ndihmojë që të izolohen të gjithë mekanizmat potencialë destabilizues”, ka theksuar ai.
Sipas Escobar, shtetet e BP janë të përkushtuara për misionet humanitare dhe zbutjen e krizës. Përkushtimin e vullnetin të mirë, sipas tij, e dëshmojnë edhe votimet e unifikuara të rezolutave në OKB që dënojnë Rusinë.
“Me këtë gjë në mendje, të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor janë zotuar për të ndihmuar përpjekjet humanitare, dhe vërtetë e bëjnë të gjithën që kanë premtuar. Si dhe, secili vend në Asamblenë e Përgjithshme, ka votuar në dënim të invazionit rus. Kështu që, mendoj se ky rajon do të bëjë një kontribut pozitiv drejt stabilitetit të krizës”, ka theksuar ai.
Në intervistën për median kroate N1, Escobar ka thënë se të gjitha shtetet që i janë bashkuar BE-së, janë bërë më demokratike. Prandaj, ai ka sugjeruar që këto aspirata t’i kenë edhe shtetet ballkanike.
“Të gjitha shtetet që i janë bashkuar BE-së janë bërë më demokratike, stabile e prosperuese, pa asnjë pasojë për tjerët. Kjo është pikërisht ajo që duam për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Serbinë. Shpresoj që të gjitha këto shtete do të kenë një rrugë të qetë drejt Evropës, një derë të hapr, dhe se do të jenë në gjendje të përfundojnë proceset në kohë të arsyeshme. Koha varet edhe nga raportet që kanë me BE-në, mirëpo ne inkurarojmë ato që të bëjnë progres, e po ashtu inkurajojmë edhe partnerët evropianë që të japin sinjale të qarta se ato janë të mirëseardhura”, ka thënë Escobar
Të tjera
-
Sveçla shfaqet duke lundruar në Ujman
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla këtë të diel ka lundruar në Liq...
-
Kurti flet për projekte infrastrukturore: Do kontribuojnë në lidhjen e shqiptarëve
Kryeministri Albin Kurti, ka folur dje në Prizren për projekte infrastrukturo...
-
Haradinaj: Rahoveci e dëshmoi kontributin ndaj Atdheut përmes shumë luftëtarëve të zotë, sa që edhe historia do të rrëfejë për ta
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marr...
-
Qyteti me më së shumti milionerë
Nju Jorku është shtëpia e afro 350.000 milionerëve, më shumë se çdo qytet tje...
-
Shqipëria ka nevojë për 50 mijë punonjës gjatë sezonës turistike
Turizmi është sektori që ka nevojë për më shumë punonjës në Shqipëri. Sipas k...
-
Kurti bëri homazhe te varri i heroit, Agron Rrahmani
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri sot homazhe dhe vendo...
-
Takimi në Bruksel nuk do të zhvillohet nesër por gjatë javës së ardhshme
Që nga sot [12 maj], valuta e euros do të jetë e vetmja që lejohet për kryerj...
-
Jahjaga e takon ish-kryeministrin spanjoll, flasin për integrimin e Kosovës në strukturat euroatlantike
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë qëndrimit të saj në Madrid,...
-
Kurti: Vrasja e Agron Rrahmanit ishte goditje e rëndë për rezistencën e armatosur të Kosovës
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot ka bërë homazhe tek varri i dëshmorit...
-
Revista argjentinase “Lagunas” shkrun për Shqipërinë: Destinacioni më i mirë për 2024
Shqipëria si një destinacion turistik vijon të bëjë jehonë në mediat e huaja....
-
Nga sot Euro, valuta e vetme për transaksione në Kosovë
Dje ka përfunduar periudha transitore e Bankës Qendrore të Kosovës rreth çësh...
-
Osmani nderohet në Teksas, një qytet vendos se do t’u bashkohet shqiptaro-amerikanëve për ta festuar pavarësinë e Kosovës
Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani iu dhurua vendimi i qytetit Forth Worth ...