Sport

Eris Abedini: E jap jetën në fushë për Kosovën, shpresoj të luaj me ekipin A

Autori: Gazeta inFokus 21:11 | 05 November 2020

Kapiteni i Kosovës U21, Eris Abedini, gjatë verës bëri një hap të rëndësishëm në karrierë, duke u transferuar te Granada në Spanjë.

22 vjeçari muajin e kaluar luajti me Kosovën U21 kundër Austrisë U21, megjithatë në ndeshjen ndaj Andorrës nuk ishte i gatshëm për shkak të infektimit me Covid-19.

Ka disa ditë që ai është shëruar dhe ka filluar punën te Granada.

-Advertisement-

“Jam adoptuar mirë më ndryshimin. Kam filluar stërvitjet që një javë, pasi jam shëruar 100% prej virusit. Tash dalëngadalë po e marr formën më të mirë. Objektivi im është të rritem sa më shumë këtu. Ka një nivel shumë të lartë në stërvitje dhe kjo më ndihmon shumë për zhvillimin tim” deklaroi Abedini për Indeksonline.

Mesfushori 22 vjeçar ka dashuri të flaktë për fanellën e Kosovës. Ai besoj që së shpejti do të depërtojë në kombëtaren A.

“Shpresoj sa më shpejtë të luaj me kombëtaren e Kosovës. Unë e jap jetën në fushë për Kosovën. Fokusimi im momentalisht është këtu në Granada. Do të jap maksimumin tim që të arrijë qëllimet. Të tjerat vijnë me kohë, sepse koha i tregon të gjitha” u shpreh Abedini.

Kosova U21 këtë muaj luan ndaj Shqipërisë U21 më 13 nëntor dhe 4 ditë më vonë në udhëton në Turqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera