Lajme

Erdogan nuk ndihet mirë gjatë intervistës live, pezullon të gjitha daljet publike me këshillë të mjekut

Autori: Gazeta inFokus 07:19 | 27 April 2023

Presidenti turk, Rexhep Erdogan, ka anuluar të gjitha aktivitetet e sotme të fushatës me këshillë të mjekëve. Të gjitha daljet publike të liderit turk janë anuluar, pasi ai nuk u ndje mirë mbrëmë gjatë një interviste live.

“Dëshiroj të falënderoj çdo pjesëtar të popullit tim të dashur, secilin nga vëllezërit dhe motrat e mia për urimet dhe lutjet e tyre pas një shqetësimi të vogël që pata gjatë një dalje televizive për shkak të orarit të ngjeshur. Fatkeqësisht, sot nuk do të mund të takohem me bashkatdhetarët e mi nga Kırıkkaleli, Yozgat dhe Sivas. Kërkoj nga të gjithë që të më falin…Dashtë Zoti që nga nesër do të vazhdojmë programin tonë”, shkroi ndër të tjera presidenti turk në një postim në Twitter.

Gjendja jo e mirë e presidentit turk gjatë një interviste të transmetuar drejtpërdrejt nga rrjeti televiziv KANAL 7 dhe Ülke TV shkaktoi shqetësim të madh në Turqi.

-Advertisement-

Sipas asaj që raportojnë mediat në vend, vetëm pak orë pasi kishte nisur intervista e presidentit turk, gazetari papritmas la në gjysmë ato që po thoshte dhe kërkoi pushim reklamash.

Në videon që po bën xhiron e rrjetit, gazetari shihet teksa ngrihet një çast nga karrigia dhe më pas ulet përsëri. Transmetimi më pas ndërpritet papritur, pa e shfaqur në kamera Erdoganin.

Pak çaste para se të ndërpritej programi, dikush nga pas kamerave u dëgjua të thoshte “Oh Zot”, sipas raportimeve.

I rikthyer pas reklamave, Erdogan u kërkoi ndjesë të pranishmëve duke shpjeguar se ditët e fundit kishin qenë shumë të lodhshme për shkak të fushatës zgjedhore dhe se për më tepër kishte pësuar ftohje, por megjithatë nuk donte ta anulonte intervistën pasi kishte dhënë premtimin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera