Fokus

Era Berisha reagon për debatet rreth mbylljes së “Debat Plus”: “Sot është Debat Plus, nesër mund të jetë çdo medium tjetër”

Autori: Gazeta inFokus 17:30 | 11 June 2026

Gazetarja Era Berisha ka reaguar ndaj debateve dhe deklaratave të fundit që lidhen me mundësinë e mbylljes së emisionit “Debat Plus”, duke e cilësuar këtë si një çështje që prek drejtpërdrejt lirinë e medias dhe demokracinë në vend.

Përmes një statusi në rrjetin social facebook, Berisha ka theksuar se sulmet ndaj mediave dhe tentimet për t’i heshtur ato përbëjnë rrezik për të drejtën e qytetarëve për t’u informuar dhe për të kërkuar llogari nga pushteti.

“Kur pushteti fillon t’i frikësohet pyetjeve, shënjestra e parë bëhen mediat. Sot nuk është në pyetje vetëm një emision. Sot është në pyetje vetë e drejta për të debatuar, për të kundërshtuar dhe për të kërkuar llogari”, ka shkruar ajo.

-Advertisement-

Berisha ka vlerësuar se paralajmërimet për mbylljen e “Debat Plus” duhet të shihen si një alarm për çdo qytetar që beson në vlerat demokratike.

“Demokracia nuk vdes kur mbyllen kutitë e votimit. Demokracia vdes kur mbyllen mikrofonët”, është shprehur gazetarja.

Ajo ka shtuar se media nuk ekziston për t’i duartrokitur pushtetit, por për ta vënë atë përballë pyetjeve dhe kërkesave të qytetarëve.

Sipas saj, çështja nuk ka të bëjë vetëm me një emision apo një televizion të vetëm, por me parimin e lirisë së fjalës dhe funksionimin e medias së lirë në Kosovë.

“Sot është Debat Plus. Nesër mund të jetë çdo medium tjetër. Prandaj kjo nuk është betejë e një televizioni. Kjo është betejë për lirinë e fjalës në Kosovë”, ka deklaruar Berisha.

Postimi i plotë:

Kur zjarri godet biznesin, sigurimi bën diferencën: si u rikthyen Swiss Roleta dhe Pine Hotel në funksion me SIGAL
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy