Lajme

“Elvis të gënjyen, Mujka i VV’së bashkëpunoi me gruan e Millosheviqit”

Autori: Gazeta inFokus 18:09 | 02 September 2022

Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi, i ka reaguar Elvis Hoxhës së VV-së i cili sot ka drejtuar akuza ndaj Rrahman Jasharajt duke pretenduar se ky i fundit ka shërbyer për Serbinë, raporton Express.

Gjoshi me tallje i ka thënë Elvis Hoxhës se kush të ka gënjyer që grevat po i organizon Faruk Mujka i Vetëvendosjes, duke bashkëngjitur edhe një dokument në të cilin emri i Mujkës figuron si pjesë e partisë së gruas së Sllobodan Millosheqviqit.

“Kush e ka gënjyer Elvis Hoxhën që grevat e punëtorëve është duke i organizuar Faruk Mujka, nënkryetari i Këshillit të Përgjithshëm të VV-së dhe ish-anëtar i kryesisë lokale të JUL-it, partisë së Mira Markoviq-Milosheviqit?”, ka shkruar Gjoshi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera